Grupet e vigjilentëve në Europë: Të marrësh vetë ligjin në dorë

Nga “Neighbourhood Watch” (Vëzhgimi i Lagjeve) tek arrestimi i kriminelëve në flagrancë, në gjithë Europë, qytetarë të thjeshtë po ndihmojnë policinë të kryejnë detyrën e tyre, shkruan EuroNews Albania.

Në disa vende, ata thjesht tolerohen. Në disa të tjera, këto grupe të vigjilentëve inkurajohen rregullisht. Por cilat janë rreziqet e mundshme që ju kanosen vigjilentëve që e marrin vetë ligjin në dorë?

Në Uemblej, veri perëndim të Londrës, Patrick dhe Cleveland ndodhen përpara kompjuterit duke lundruar në internet nëpër platforma të ndryshme komunikimi për të rinj të grupmoshave nga 10 deri në 19 vjeç.

Dy djemtë kanë hapur një llogari ku shtiren sikur janë një vajzë 12 vjeç. Nuk zgjat shumë përpara se ata të kontaktohen nga një burrë i cili fillon t’ju të flasë për të pasur një marrëdhënie të mundshme seksuale me të miturën.

Si mijëra qytetarë të tjerë britanikë, Patrick dhe Cleveland janë gjuetarë të vetëshpallur pedofilësh.

“Ai na dha menjëherë numrin e tij të telefonit për tu lidhur në WhatsApp dhe shumë shpejt nisi të na flasë për të pasur një marrëdhënie seksuale,” shpjegoi Patrick. “Ai na dërgoi fotografi tronditëse ku shfaqej tërësisht i zhveshur dhe gjithashtu na dërgoi disa foto të organit të tij gjenital”.

Një kontakt i mëparshëm virtual, tashmë u kthye në një gjueti në jetën reale.

Praktika e grupeve vigjilente vjen nga Shtetet e Bashkuar dhe është përhapur në Europë, veçanërisht në vendet e veriut.

Në Skandinavi, Holandë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, grupet e vigjilentëve numërojnë rreth rreth 3 milion qytetarë. Por cilat janë rreziqet e mundshme dhe a cenojnë këto grupe vigjilentësh pafajësisë e të dyshuarve?

Grupet e vigjilentëve në Holandë

Në Hagë, qytetarë të thjeshtë, qofshin ata burra apo gra, dalin vullnetarë për të patrulluar qytetin dy herë në javë gjatë kohës së tyre të lirë.

Jan Overduin është një prej tyre.

“Në mbrëmje kur erret, ne kontrollojmë nëse dritat publike punojnë dhe gjëra të këtij lloji”, tregon ai.

Duke përdorur aplikacione të krijuara veçanërisht për këto grupe vigjilentësh, ata mund të lajmërojnë autoritetet lokale në kohë reale për çfarë do lloj problematike apo sjellje jo të hijshme. Duke patrulluar rrugët e qytetit në kërkim të krimit, këta qytetarë ndonjëherë ndërhyjnë përpara policisë.

Në Holandë, shifrat e krimit kanë rënë ndjeshëm që nga 2012, ndërsa numri i grupeve të parandalimit dhe vetëmbrojtjes është në rritje.

Holanda, ashtu si vendet e tjera, ka inkurajuar lëvizjen e këtyre qytetarëve pa kurrfarë kufizimesh apo udhëzimesh, ndërsa kjo lloj tolerance është kritikuar nga sindikatat e policëve.

Frika nga keqbërësit dhe nga të huajt është ajo çka i motivon shumë prej grupeve të vigjilentëve në Europë.

Gjermani, lëvizjet neo-naziste

Në Gjermani, Partia Kombëtare Demokratike, e afërt me lëvizjen neo-naziste, ngjalli polemika me një video e cila e bën të qartë se qëllimi i grupit është të sigurojë qytetin e Ambergut kundër sulmeve të emigrantëve.

Marc Schuilenburg është me profesion kriminolog. Ai beson se grupet e vigjilentëve, si ai në Amburg mund të çojnë drejt diskriminimit, stigmatizimit dhe profilizimeve me bazë etnike.

Ata venë nën shënjestër burrat me ngjyrë, burrat me mjekër të gjatë, gratë që veshin ferexhe, etj, ka shpjeguar ai. “Të gjithë ata që devijojnë nga normat në lagjet e tyre bëhen objekte të dyshimta”.

Kjo fuqi punëtore tërësisht vullnetare është bërë thelbësore për shumë kombe europiane të cilat kanë mangësi në buxhetin e tyre të sigurisë. Disa vende e kanë çuar një hap më tej duke i dhënë popullit të drejtën të marrin përsipër vetë hetimet e tyre.

Arrestimi Civil” autorizon publikun të arrestojnë dikë në rast të një krimi të dukshëm apo nëse synimi për të kryer një krim është I dukshëm.

Gjuetia e pedofilëve

Në Uemblej, Patrick dhe Cleveland vijojnë gjuetinë e tyre. Ata tashmë kanë një sërë të dhënash për të dyshuarin duke përfshirë dhe emrin e tij, datën e lindjes dhe profesionin. Ata synojnë të shkojnë në shtëpinë e  tij dhe ta arrestojnë si i dyshuar për predator seksual.

Por, i dyshuari nuk është në shtëpi dhe atyre iu deshën edhe tetë ditë të tjera përpara se ta gjurmonin atë në rrugë. Ata përballen me të duke i treguar të gjitha mesazhet dhe fotografitë që i ka dërguar personit të cilit ai dyshonte se ishte një vajzë 12 vjeçare. Përballja me të u transmetua live në internet.

Përpara 2 mijë e 4 qind njerëzish, identiteti i tij u bë publik dhe për rrjedhojë pandehja se ai mund të jetë i pafajshëm bie poshtë. Patrick dhe Cleveland ju mbetet vetëm të telefonojnë policinë.

Patrick Fripps ka dërguar më shumë se 600 persona të dyshuar si predatorë seksual tek autoritetet.

Policia beson se kjo praktikë mund të ndihmojë të heqë nga rruga kriminelë të rrezikshëm, por është larg nga zgjidhje ideale.

“Këto grupe të gjuetarëve të pedofilëve na shkaktojnë më shumë probleme sesa i zgjidhin ato,” thotë Dan Vajzovic nga policia e Kembrixh. “Ndonjëherë këto grupe bëhen të jashtëligjshme duke goditur njerëzit, fshehur provat apo duke zhvatur e bërë shantazh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button