Sisi dhe Abbas diskutuan mbi çështjen e Palestinës

Presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas zhvilluan një takim në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve (WAFA), Sisi dhe Abbas biseduan për zhvillimet e fundit në Palestinë pas një takimi të zhvilluar para takimit të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe i cili është kërkuar nga Palestina dhe i cili do të mbahet sot në nivel të ministrave të Jashtëm për të biseduar të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të presidentit amerikan Donald Trump.

Në bisedë pasi ka vënë në dukje rëndësinë e luftës në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar kundër të ashtuquajturit plan paqeje të SHBA-së, Abbas ka shprehur falënderimet e tij ndaj Egjiptit për mbështetjen e dhënë për Palestinën.

Ndërsa edhe Sisi i ka theksuar presidentit Abbas se qëndrimi i tij për mbështetjen e legjitimitetit të Palestinës nuk ka ndryshuar. Ai gjithashtu ka riafirmuar mbështetjen ndaj kauzës dhe popullit palestinez deri në formimin e një shteti të pavarur palestinez i cili bazohet në kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Kudsin Lindor.

Në takim ishin nga pala egjiptiane të pranishëm ishin kreu i shërbimeve inteligjente, Abbas Kamel ndërsa nga pala palestineze Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat, këshilltari diplomatik i Abbas, Majdi Khaldi, anëtari i komitetit qendror të PLO-së, Hussein Sh-Shejh si dhe ambasadori i Palestinës në Kajro dhe përfaqësuesi i përhershëm në Ligën Arabe, Diab Allouh.

Liga Arabe në kuadër të kërkesës së Palestinës, do të mblidhet sot në një takim të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm për të biseduar të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button