LA Lakers i dha lamtumirën e fundit Koby Bryant në një ceremoni emocionuese

Për LA Lakers, ndeshja e mbrëmshme e basketbollit kundër Portland Trail Blazers nuk ishte njësoj si gjithë të tjerat! Lojëtarët e skuadrës, bashkëpunëtorët dhe miqtë e ngushtë të Kobe Bryant, që humbi jetën tragjikisht afro një javë më parë në një aksident ajror bashkë me të bijën Gianna dhe shtatë persona të tjerë, ishin aty për t’i dhënë një tjetër dimension të gjithë atmosferës, shkruan Class.

.

Në formën e një ceremonie homazhi në nder të kolegut të tyre Kobe dhe të bijës, ata kishin vendosur në karriget bosh ku babë e bijë u ulën herët e fundit për të parë ndeshjen, trëndafila të kuq dhe fanellat me numrat 24 dhe 2.

.

Ndërkohë që gjithë anëtarët e skuadrës së LA Lakers mbanin në trup fanellat me numrat 24 dhe 8! Lot, pikëllim, dedikime emocionuese për Mamba-n e zezë siç njihen ndryshe Kobe, ata nuk e fshehën për asnjë moment trishtimin për humbjen e madhe të mikut dhe kolegut të tyre në aksidentin tragjik të 26 janarit.

.

LeBron James një nga miqtë e ngushtë të legjendës së NBA u shpreh në një fjalim emocionues me këto fjalë: “Kjo është një festë për njëzetë vitet me gjak, djersë dhe lot; ulje, ngritje, orë të panumërta, vendosmëri për të qenë aq i madh sa ishte. Sonte, ne festojmë për atë djalin e ri që erdhi këtu në moshën 18-vjeçare dhe u tërhoq kur ishte 38 vjeç dhe u bë babai më i mirë që kemi patur këto tre vitet e fundit. Sonte është një festë”, përfundoi ai duke shpërthyer në lot.

.

Lakers humbën 127-119 kundër Portland Trail Blazers në Staples Center, por përtej rezultatit mbrëmja do të mbahet mend për emocionet dhe dedikimet në nder të legjendës Kobe Bryant dhe bijës së tij 13-vjeçare Gianna që u ndanë tragjikisht nga jeta vetëm një javë më parë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button