Amerika e dënoi me 9 vjet burgim ish-shoferin e Konsullatës së Kosovës — trafikoi armë

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju-Jork, Albert Veliu është dënuar me nëntë vjet burgim për trafikim me armë dhe pastrim parash, raporton New York Daily News.

Sipas këtyre raportimeve, Veliu është dënuar të enjten nga Gjykata Federale e Bruklinit.

37-vjeçari ishte kapur në gusht 2017, teksa organizonte shitjen e një numri pushkësh AK-47 dhe të një raketë. Ai po ashtu raportohet se ka bërë shpëlarje parash – plot 800 mijë dollarë, transmeton Gazeta Express.

“Jam shumë i turpëruar”, ka thënë Veliu në gjykatë. “Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”.

Veliu mburrej se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët që kishte aeroporti i lejoi të kontrabandonte me lehtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button