Basha publikoi raportin e ‘GTCI’: Vendi ynë po zbrazet nga të rinjtë dhe të shkolluarit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar raportin e Global Talent Competitiveness Index për vitin 2020 e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkurruar me talent, transmeton OraNews.

Sipas tij, ky është raporti i 10-të që evidenton korrupsionin e qeverisë pasi të rinjtë dhe të shkolluarit po zbrazin vendin prej papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit më të lartë në Europë.

“Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Europë, korrupsionin më të lartë në Ballkan, dhe mungesë të Shtetit të së Drejtës dhe meritokracisë. Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjithë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. @pdshqiperi kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca”, shkruan Basha në reagimin e tij.

Më tej, kreu i PD shton se Global Talent Competitiveness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button