Barcelona firmosi me “Ronaldon e ri” për 31 mln euro

Barcelona ka pritur ditën e fundit të merkatos për të bërë një blerje në muajin janar, transmeton OraNews.

Klubi katalanas ka siguruar shërbimet e talentit portugez të Bragës, Francisco Trincao, i cili nuk do të vihet që në janar nën urdhrat e Quique Sitien, por në verë, pasi marrëveshja hyn në fuqi më 1 korrik 2020.

Kampionët në fuqi të Spanjës kanë pranuar të paguajnë 31 milionë euro për sulmuesin anësor, me të cilin do të firmosin për 5 sezone, pranë deri në përfundimit të 2024-2025, me klauzolë largimi 500 milionë euro.

Trincao konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit Portugez dhe krahasohet në vendin e tij me Cristiano Ronaldon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button