Gjyqi për Presidentin Trump, sot votimi i rëndësishëm në Senat

Një Senator republikan thotë se nuk ka nevojë të thërriten dëshmitarë në gjyqin ndaj Presidentit Donald Trump, pasi demokratët kanë paraqitur tashmë akuzat e tyre dhe se shkeljet, megjithëse “të papërshtatshme”, nuk përbëjnë baza për shkarkim, shkruan Zëri i Amerikës.

Senatori republikan Lamar Alexander u shpreh dje në një deklaratë se “nuk ka më nevojë për evidencë të mëtejshme për të provuar diçka që është e provuar se nuk arrin standardin e lartë të përcaktuar në kushtetutën amerikane për shkeljet që përbëjnë baza për shkarkim…. Kushtetuta nuk i jep Senatit fuqinë të heqë presidentin nga detyra dhe ta ndalojë të kandidojë në zgjedhjet e këtij viti, vetëm për shkak të disa veprimeve të papërshtatshme”.

Për të lejuar thirrjen e dëshmitarëve në gjyqin e Presidentit Trump, katër senatorë republikanë duhej t’iu bashkohen 47 senatorëve demokratë.

Por, nëse votimi është i barabartë, 50 me 50, atëherë Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, i cili drejton procesin gjyqësor, do të hedhë votën vendimtare. Megjithatë, duke qenë se kjo nuk ka ndodhur më parë, ekzistojnë aspekte të panjohura.

Një mundësi është që gjyqi të përmbyllet që të premten, me deklarimin jofajtor të Presidentit Trump për akuzat e abuzimit me pushtetin dhe pengim të Kongresit.

Nëse do të thirreshin dëshmitarë, si p.sh. ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, mund të zgjatej gjyqi edhe për një javë, ose më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button