Padi penale kundër referentes për pyetje të studentëve në Fakultetin Ekonomik të Shkupit

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit – Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka dorëzuar padi penale kundër D.S. (45) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit”, kumtojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

E paraqitura, gjatë vitit të kaluar, në cilësinë e personit zyrtar – referent i pavarur për pyetje të studentëve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup – Fakulteti Ekonomik, prej gjashtë studentëve të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve të Fakultetit Ekonomik në mënyrë të paautorizuar ka kërkuar dhe pranuar mjete në duar, në emër të pagesës për ndryshim prej programit të vjetër në të ri, por edhe në emër të vazhdimit kohor për përpunimin e punimit për master, duke përfituar në mënyrë të paligjshme 120.000 denarë.

D.S. u ka premtuar se në emër të tyre do t’i paguajë mjetet financiare në xhiro-llogarinë e Fakultetit Ekonomik – Shkup, duke e shfrytëzuar faktin se afati kohor për pagesë ka skaduar, ka përgatitur gjashtë fletëpagesa me përmbajtje të pavërteta, në të cilat rrejshëm ka treguar se mjetet financiare janë pranuar personalisht prej secilit student të cilat pasi i ka përgatitur ua ka prezantuar rrejshëm studentëve të dëmtuar si dëshmi për kryerjen e pagesës, pas së cilës i ka vendosur në dosjet studentore.

Zyrtarët policor kanë kryer kontrolle në Fakultetin Ekonomik në Shkup, prej ku është siguruar dokumentacioni i plotë, pas së cilës janë kryer edhe biseda me palët e dëmtuara dhe të paraqiturën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button