fbpx

Ndërkohë që Meghan është shumë e lumtur për largimin nga familja mbretërore, Harry po vuan

Vendimi i Princit Harry dhe Meghan-it për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar tronditi botën. Ky vendim ishte i papritur edhe për vetë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, duke qenë se Harry dhe Meghan nuk e kishin diskutuar me asnjë prej tyre para se ta bënin publik. Tani, të gjithë jemi kuriozë të dimë si ndihet çifti i famshëm pas këtij vendimi, shkruan Class.

Pak ditë më parë, burime Us Weekly për thanë se Meghan tani ndihet e lirë dhe e lumtur që është larguar nga Londra. Po Harry?

Me sa duket, për princin nuk e ka qenë e lehtë e gjithë kjo. Nacho Figueras, një mik i ngushtë i Harry-t, foli për ABC News, duke rrëfyer se princi po vuan nga kjo situatë.

“Fola me Harry-n pak ditë më parë. Ai ka vuajtur shumë nga gjithë këto gjëra që i kanë ndodhur. Ai e vuan faktin që njerëzit e gjykojnë. Harry është një baba… një njeri që po mundohet të mbrojë ‘këlyshin’ dhe ‘luaneshën’ e tij me gjithçka që ka mundësi. Ai është bërë një burrë i mrekullueshëm, një burrë për të cilin e ëma do të ishte shumë krenare”, -është shprehur Figueras.

.

Harry ka përkrahjen e njerëzve të tij të dashur dhe mbi të gjitha, ka mbështetjen e William-it. Me siguri do ta kalojë shpejt këtë periudhë.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button