Shtatë vajza nga Shkupi, Kërçova, Tetova dhe Shtipi kanë denoncuar që janë keqpërdorur në “Dhomë publike”

Shtatë vajza nga Shkupi, Kërçova, Tetova dhe Shtipi kanë denoncuar në Byronë për siguri publike që fotografi të tyre janë keqpërdorur në grupin “Dhoma publike” në aplikacionin celular  “Telegram”, thotë për “Meta” Sllavjanka Petrovska, zëvendës ministre për punë të brendshme dhe njëkohësisht u bën thirrje të gjithë ato që janë keqpërdorur të denoncojnë rastet në stacionin policor më të afërt, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Po punohet në sigurimin e të dhënat për autorëve të veprave penale, po bëhet ekspertiza e telefonave të konfiskuar nga administratori dhe krijuesi i grupit, si dhe po ndërmerren veprime tjera që sa më shpejtë të zgjidhet rasti dhe të parashtrohen kallëzimet përkatëse. Deri tani kemi pranuar paraqitje nga persona të keqpërdorur në grupin nga Kërçova, Shkupi, Tetova dhe Shtipi. U bëj thirrje të gjithë që kanë qenë të keqpërdorur të denoncojnë në stacionin policor më të afërt”, thotë Petrovska.

Hetimi duhet të tregojnë edhe cili ka qenë qëllimi dhe intenca e krijimit të këtij grupi, a bëhet fjalë për grup në të cilin vetëm janë ndarë fotografi me përmbajtje pornografike ose, prapavija ka qenë organizim i prostitucionit dhe mashtrim, veçanërisht me theks mbi të miturat, fotografitë e të cilave janë ndarë.

– Zbulimi i këtij grupi duhet të jetë alarm për të gjithë faktorët në shoqëri, institucionet para se gjithash, por edhe organizatat të cilat e trajtojnë këtë çështje. Ministria e punëve të brendshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me qytetarët dhe t’i përmirësojë politikat të cilat janë në interes të tyre – shton Petrovska.

Grupi “Dhoma publike”, ku janë ndarë fotografi pornografike dhe erotike dhe video të vajzave, ndër të cilat edhe të mitura, prej të mërkurën është shlyer. Ndër 7.400 anëtarëve, kryesisht meshkuj, ka pasur edhe figura publike, funksionarë të mëparshëm dhe aktual dhe gazetarë. Për momentin janë ndaluar vetëm administratori dhe krijuesi. Para se të shlyhet, në grup ka ekzistuar mundësia të lexohen propozime në cilat grupe tjera dhe në çfarë aplikacione të anëtarësohen të interesuarit.

Ekspertë nga fusha e të drejtave të njeriut dhe për dhunë gjinore tonë që vajzat janë viktima të një hordhie grabitqarësh seksualë, të cilët femrën dhe trupin e femrës e shohin si objekt pa të drejtë privatësie. Ekspertët nga fusha për teknologji informatike dhe komunikime, kanë paralajmëruar që ka ende grupe si dhoma publike, për të cilat publiku nuk e di. Siç sqarojnë ata, në “Telegram” komunikojnë edhe terroristë, prandaj është e vështirë që organet e ndjekjes të kontrollojnë çfarë bëhet aty.

“Ky është një nga aplikacionet e rralla që është enkriptuar nga fillimi deri në fund, që donë të thotë se nga jashtë është tepër e vështirë të depërtohet. Zgjedhja e “Telegram” nuk është bërë në mënyrë naive, për shkak se i njëjti përdoret për shkëmbim të informatave të besueshme. Terroristët përdorin “Telegram”. Ai është i enkriptuar, askush nuk di cili është përdoruesi. Organet e ndjekjes nuk mund ta përgjojnë “, deklaroi Vanço Ordanovski, themelues dhe drejtor i kompanisë “Infoproekt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button