Britania e Madhe në mesnatë e braktis BE-në

Britania e Madhe sonte në mesnatë do të dalë nga Bashkimi Evropian, 1.317 ditë pasi britanikët në referendum vendosën ta braktisin BE-në dhe menjëherë do të hyjë në periudhën 11 mujore të tranzicionit.

Në periudhën kalimtare, Britania e Madhe do të vazhdojë t’i respektojë rregullat e BE-së dhe të paguajë para në buxhetin e Unionit, ndërsa Brukseli dhe Londra do të duhet të dakordohen si do të jenë marrëdhëniet e tyre.

Gjatë tranzicionit, shumica e punëve do të mbesin të njëjta, por do të ketë edhe ndryshime.

Të gjithë 73 eurodeputetët britanikë automatikisht do t’i humbin vendet e tyre në Parlamentin Evropian sepse Britania do t’i braktisë të gjitha institucionet dhe agjencitë evropiane, transmeton MIA.

Megjithatë, gjatë periudhës së tranzicionit, Gjykata evropiane e drejtësisë ende do ta ketë fjalën e fundit në kontestet juridike.

Kryeministri britanik Boris Xhonson do të duhet të jetë veçanërisht i ftuar nëse dëshiron që në të ardhmen t’u bashkohet liderëve të tjerë të samiteve të Këshillit të BE-së. Ministrat britanikë gjithashtu nuk do të marrin pjesë në takimet e rregullta të BE-së.

Britania e Madhe do të mund të fillojë bisedime me vendet nëpër botë për vendosjen e rregullave të reja për blerje dhe shitje të mallrave dhe shërbimeve, sepse derisa ishte anëtare e BE-së, nuk ka guxuar të mbajë negociata formale tregtare me vendet siç janë SHBA-ja dhe Australia.

Nënshkrimi i marrëveshjes tregtare mes Britanisë së Madhe dhe BE-së është prioritet, që të mos jenë të nevojshme shpenzime shtesë për mallra dhe të mos ketë kufizime tjera tregtare do të përfundojë periudha e tranzicionit.

Nëse arrihen çfarëdo marrëveshje tregtare, ato nuk do të mund të zbatohen derisa nuk përfundon periudha e tranzicionit.

Do të ndryshojë edhe ngjyra e pasaportave britanike dhe ato pas më shumë se 30 viteve sërish do të jenë të kaltra me elemente të ngjyrës së arit, siç për herë të parë janë shfrytëzuar në vitin 2921. Megjithatë, pasaportat aktuale bordo edhe më tej do të jenë valide.

Sot në qarkullim do të hyjnë rreth tre milionë monedha adekuate prej 50 peni me datën “31 janar” dhe mbishkrimin “Paqe, mirëqenia dhe miq[si me të gjithë popujt”.

Ekipi që i zhvilloi negociatat mes Britanisë së Madhe dhe BE-së dhe që përgatiti në rast të mos arrihet marrëveshje, do të shpërndahet në ditën e Bregzitit. Ekipi për bisedimet e ardhshme do të vendoset në Dauning Strit 10.

Gjermania nuk do t’i ekstradojë qytetarët e saj në Britani të Madhe, gjegjësisht nuk do të jetë e mundur që autorët e dyshuat të veprave penale të kthehen në Britani të Madhe nëse ikin në Gjermani, sepse Kushtetuta në Gjermani nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të vet nëse nuk bëhet fjalë për vend anëtar të BE-së.

Në periudhën kalimtare shumë do të mbeten të njëjta.

Aeroplanët, anijet dhe trenat do të qarkullojnë si zakonisht, ndërsa edhe në periudhën e tranzicionit, shtetasit e Britanisë së Madhe do të presin në radhët e të rezervuarve vetëm për vendet anëtare të BE-së.

Derisa nuk u skadon afati, patentë shoferët dhe pasaportat për kanakarët do të jenë valid, ndërsa do të vlejnë edhe kartelat evropiane për sigurim shëndetësor dhe do të mund të shfrytëzohen në cilin do vend anëtar të BE-së, si dhe Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn dhe do të vlejnë gjatë tranzicionit.

Në periudhën e tranzicionit do të zbatohet edhe liria e lëvizjes, ashtu që shtetasit e Britanisë së Madhe edhe më tej do të mund të punojnë dhe të jetojnë në BE si tani. E njëjta ka të bëjë me shtetasit e anëtarëve të Unionit të cilët duan të jetojnë dhe të punojnë në Britani.

Shtetasit e Britanisë së Madhe të cilët jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pension shtetëror, ndërsa do ta marrin edhe rritjen vjetore.

Britania e Madhe gjatë periudhës kalimtare do të vazhdojë të kontribuojë në buxhetin e BE-së, ndërsa tregtia mes Britanisë së Madhe dhe BE-së do të vazhdojë pa vendosjen e shpenzimeve ose kontrolleve shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button