Ambasadorja Bërns kërkoi nga partitë të miratojnë Ligjin për Prokurorinë publike

Kejti Bërns, ambasadorja amerikane në Shkup, kërkoi nga liderët partiak zgjidhjen e ngërçit te Ligji për prokurorinë publike, transmeton Portalb.mk.

“Miratimi i ligjit të ri për PP-në do ta avancojë sundimin e së drejtës, transparencën dhe përgjegjësinë”, deklaroi Bërns.

Ajo theksoi se rastet e PSP-së janë shumë të rëndësishme dhe duhet të procedohen në mënyrë të besueshme në Prokurorinë publike.

“Individë të cilët kryejnë funksione të larta do të bartin përgjegjësinë për çfarëdo lloj keqpërdorimesh. Ky është sinjal i rëndësishëm. Vetë ligji është kyç jo vetëm si sinjal për BE-në, por edhe për të ardhmen e vendit”, shtoi Bërns.

Ajo ftoi liderët e partive politike që t’I tejkalojnë dallimet dhe të punojnë për këtë ligj, të miratojnë para shpërbërjes së Kuvendit, duke dërguar sinjal pozitiv deri te anëtarët e BE-së.

“Ne ishim të dëshpëruar thellë që në tetor nuk ishte sjellë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim. Në javët e kaluara pamë deklarata pozitive të liderëve të BE-së edhe nga Brukseli dhe shpresojmë se javët dhe muajt e ardhshëm, në mars, do të ketë sinjal shumë pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe ftesë për negociata me BE-në”, tha Bërns.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button