Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së i kërkoi partive formim të shpejtë të Qeverisë

Formim të shpejtë të Qeverisë ka kërkuar shefi i diplomacisë evropiane Joseph Borrell, në takim me partitë parlamentare.

Borrelli takoi bashkërisht kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, atë të LDK-së Isa Musafa, kryetarin e Nismës Fatmir Limaj dhe përfaqësues të tjerë të partive, raporton KTV.

Pas këtij takimi ka folur kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se ndër të tjera e ka njoftuar atë edhe për negociatat me Vetëvendosjen për ta formuar Qeverinë.

Mustafa ka shtuar se LDK-ja nuk do të heqë dorë për postin e kryeparlamentarit dhe se tashmë i mbetet partisë së Kurtit që të vendosë.

E nëse nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen, Mustafa ka thënë se nuk kanë vota blanko për të votuar qeveri të pakicës

Përmes një njoftimi në Twitter, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, e ka cilësuar të frytshëm takimin me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Kurti ka shkruar se dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rinisë.

Ndërkaq kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ka kërkuar që BE-ja të ketë qëndrim të prerë ndaj Serbisë për mohimin e krimeve në Kosovë.

Nga kryediplomati evropian Borrell, AAK-ja ka kërkuar liberalizim të vizave.

Për mosprezencën e kreut të AAK-së dhe njëherësh kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, vartësi i tij Besnik Tahiri tha se Haradinaj ka pasur angazhime të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button