Zyrtare: Fernandesi te Unitedi

Manchester Unitedi ka kompletuar transferimin e mesfushorit Bruno Fernandes nga Sportingu.

Fernandes ka nënshkruar me “Djajtë e Kuq” për pesë vite e gjysmë, me opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër, transmeton Koha.net.

25 vjeçari kishte shënuar 63 gola, e 52 asistime në 137 paraqitje për klubin portugez, Sporting.

Ai gjithashtu ka bërë 19 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë.

Fernandes tregon se dashuria për Unitedin kishte nisur kur pjesë e këtij klubi ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

“Dashuria ime për Unitedin kishte nisur kur e shikoja Cristiano Ronaldon duke luajtur dhe që nga atëherë kam qenë një tifoz i madh i këtij klubi fantastik. Për mua është ndjenjë e mrekullueshme që të luaj për Manchester Unitedin, pasi kam punuar shumë për të arritur këtë moment dhe u premtoj tifozëve se do të jap gjithçka për emblemën për të sjellë më shumë sukses e trofe”, ka thënë Fernandes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button