Josep Borrell në Kosovë – PDK bojkoton takimin me të

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditëshe që do të pasohet nga një vizitë në Beograd, shkruan Zëri i Amerikës transmeton Portalb.mk. 

Para vizitës ai tha se “Ballkani Perëndimor do të jetë përparësi e mandatit të tij “dhe duke marrë parasysh vendosmërinë time për të çuar përpara bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja, dëshiroj të vizitoj Kosovën dhe Serbinë, të parat në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme para nesh, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Beogradit”, thuhej në një njoftim të zyrës së tij.

Josep Borrell ishte ministër i jashtëm i Spanjës, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, nga droja se mund të nxiste ambiciet e atyre që synojnë pavarësinë e Katalonjës.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button