Dikush festoi, dikush nuk i mbante lotët – reagimet e deputetëve kur PE e miratoi marrëveshjen për Brexit

Parlamenti Evropian ka aprovuar marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE këtë javë.

Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes së Tërheqjes, me 621 vota për, të mërkurën në mbrëmje.

Dhe siç shkruajnë mediat britanike, në parlament kishte skena emocionale ndërsa rezultati u njoftua, me eurodeputetët që “lidhnin duart në solidaritet për të kënduar një kor të fundit të Auld Lang Syne” – një këngë tradicionale, transmeton Top Channel.

Foto nga votimi në parlament

Megjithatë, disa të tjerë, jo të paktë në numër thuhet të jenë parë qarë dhe përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët festuan duke ngritur gota me shampanjë që “festonin pavarësinë e re të Britanisë”.\

Foto nga votimi në parlament

Kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage, përshëndeti lajmin duke tundur flamujt e Bashkimit me aleatët e tij ndërsa deklaroi se Britania “nuk do të kthehet kurrë më”.

Foto nga votimi në parlament
Foto nga votimi në parlament
Foto nga votimi në parlament

Gjithsesi, disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë në BE.

Ndërkaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ratifikimi i marrëveshjes së tërheqjes ishte “vetëm një hap i parë” drejt një partneriteti të ri midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Foto nga votimi në parlament

Të dyja, tha ajo, duhet të “bashkojnë forcat” në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, dhe të kërkojnë një partneritet të ngushtë pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button