Mbaroi debati për Ligjin për Prokurori: Të gjithë e “dëshirojnë”, askush nuk e pranon

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dje pasdite mbaroi debati për Ligjin për Prokurori Publike, nën organizim të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, njofton Portalb.mk.

Sotir Kostov, jurist, duke folur për propozim-ligjin për Prokurori Publike, theksoi se është i habitur në lidhje me atë që në cilën fazë është teksti i ligjit dhe, theksoi, i kujt është. Ai tha se dëshiron që të miratohet ky ligj dhe, ashtu siç tha, Prokuroria të fillojë fazë të ndritur në punë.

“Këtë ligj të gjithë e dëshirojmë, por dje dhe sot ndahemi në njerëz që nuk e pranojnë përmbajtjen e saj dhe njerëz që e pranojnë. Gjegjësisht është 80:20. Ekspertët i përmenda, 80% nuk e pranojnë përmbajtjen e këtij ligji për arsye të ndryshme, 20% e pranojnë”, tha Kostov.

Gazetari Goran Lefkov deklaroi se nuk pajtohet me disa dispozita të ligjit, veçmas me nenin 3 në të cilin caktohet se prokurori publik organizohet sipas parimit të hierarkisë dhe subordinancës.

“Politika duhet tërësisht të heqë dorë nga Prokuroria Publike. Politika duhet ta lë Prokurorinë Publike dhe prokurorët publik ta kryejnë punën. Përzierja e politikës, partive politike dhe formave tjera të ndikimit ndaj Prokurorisë Publike, do të ketë pasoja katastrofike, ashtu siç i kemi sot në punën e Prokurorisë”, theksoi Lefkov.

Kryetari i Komisionit për Sisteme Politike, Aleksandar Kiracovski, shprehu kënaqësi pasi që sipas tij, vetëm një prej atyre që kanë folur nuk kanë diskutuar në temë, ndërkaq të tjerët të gjithë janë kyçur në mënyrë kualitative.

Në debatin publik kanë marrë pjesë prokurorë, avokatë, profesorë, përfaqësues të sektorit civil, por edhe deputetë të të gjitha partive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button