Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, prioritete të KE-së

Në vitin 2020-të, Komisioni Evropian (KE) do të përqendrohet në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

KE-ja sot e miratoi programin e punës për vitin 2020-të, ku përfshihen veprimet konkrete për realizimin e përpjekjeve në rrugën eurointegruese, si çështjet ekologjike, digjitalizimi i shoqërisë, ekonomia e qëndrueshme dhe ndikimi i BE-së në çështjet globale.

“Bashkimi Evropian është përkushtuar ta thellojë partneritetin me Ballkanin Perëndimor” thuhet ndër të tjera në programin e KE-së, duke theksuar se kjo do të konfirmohet në Samitin e BE-së në muajin maj në Zagreb.

KE theksoi se njëkohësisht do të zhvillon edhe procesin për metodologjinë e re për zgjerim dhe procesin e anëtarësimit të RMV-së dhe Shqipërisë në BE.

“Ky Komision është përkushtuar të ballafaqohet me sfidat e gjeneratave sikur ndryshimet klimatike, digjitalizimi dhe migrimi, jemi të përkushtuar të dorëzojmë  për paktin e gjelbër evropian dhe t’i përmirësojmë shanset  e qytetarëve evropian dhe bizneset  në transformimin digjital”, deklaroi Ursula fon der Llajen, kryetarja e KE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button