MMJPH: Pjesa e parë e mbeturinave të rrezikshme nga Ohisi ka mbërritur në Bazel

Sipas të dhënave të marra nga Ekocentar 97 SHPKNJ Shkup, më 14.01.2020 është bërë Eksporti i parë i Kimikateve të Mbeturinave në përputhje me projektin “Largimi, Zhvendosja, Shkatërrimi ose Neutralizimi i materieve të Kimikateve” nga SHA OHIS Shkup në falimentim, me gjithsej 88 fuçi të eksportuara 84 fuçi ishin mbushur me hekurishte, ndërsa 4 fuçi ishin mbushur me аkrilonitrile. Sasia totale neto e kimikateve në fuçi ishte 15.800 kg nga të cilat 15.120 kg ishte skrap metali dhe 680 kg ishte akrilonitril, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Notifikimi i këtij eksporti është i certifikuar në një sasi totale bruto, përfshirë këtu paletat dhe paketimin / fuçi që arrijnë në 16,700 kg. Notifikimi është çertifikuar nga VALOREC Servises AG Basel / VALOREC Services AG Basel në datë 21.01.2020 kur kamioni arrin dhe është i shkarkuar.

“Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor të shtunën më 25.01.2020 është bërë mbikëqyrja e jashtëzakonshme e inspektimit ne rrethin e OHIS-it me çrast është arritur në përfundimin se kompania Ekocenter nga Shkupi përgatiti dhe ngarkoi një raund të dytë të kimikateve të mbetjeve të eksportuara jashtë vendit. E njëjta gjë më 27.01.2020. u eksportua  nga shteti dhe udhëton për në Bazel. Dërgesa e dytë eksportoi 88 fuçi me një peshë neto prej 15,441 kg metanol”, njoftojnë nga Ministria.

Ndryshe, deri në fund të muajit shkurt do të dihet se cila prej pesë kompanive që janë paraqitur në tenderin ndërkombëtar të shpallur pre Agjencisë për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara UNIDO, do ta pastrojë lindanin helmues nga deponia pae vogël në OHIS.

Pastrimi i deponisë me lindan në oborrin e fabrikës kimike në afërsi të Shkupit, duhet që të jetë test për teknologjinë për pastrim edhe për deponinë e madhe që gjendet në afërsi. Vlerësohet se rreth 30 milionë tonë lindan i përzier me tokë të ndotur tani gjendet në rrethin e OHIS-it. Prej momentit kur është ndaluar prodhimi dhe shfrytëzimi i tij, gjegjësisht vitit 1977, lindani tanimë 4 dekada i helmon mijëra njerëz në luginën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button