Akuzë kundër dados që e keqtrajtoi fëmijën 2-vjeçar, rrezikon të dënohet me burg prej 1 deri në 10 vjet

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër një personit për veprën penale Neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës nga neni 201, paragrafi 1 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

E akuzuara më 21.11.2019-të, në këndin e lojërave të një objekti hotelierik, ka keqtrajtuar një fëmijë dy vjet për të cilën ka qenë e angazhuar si dado. Derisa prindërit kanë qenë në punë, dadoja disa herë e ka goditur fëmijën me shuplakë, e ka ngufatur me dorë duke e mbajtur në pjesën e fytyrës dhe gojës dhe disa herë e ka ngritur dhe e ka goditur. Fëmija disa herë ka tentuar që të largohet, ndërkaq prej keqtrajtimit ka marrë lëndime trupore”, thonë nga Prokuroria.

Duke e pasur parasysh se në rastin konkret ekziston rrezik real për arratisje të të akuzuarës, por edhe mundësi që ta përsërit veprën me të cilën është e ngarkuar, prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit ka dorëzuar edhe masë për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Për veprën penale që ngarkohet e akuzuara, sipas Kodit Penal parashikohet dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button