Çfarë ndodh me ‘larjen e kundërt’ të flokëve? Provoje me balsamin, pastaj me shampon

Nëse ke flokë të imët dhe ke nevojë për më shumë hidratim për të kuruar dëmtimet, mund të ndryshosh diçka në rutinën e larjes shkruan Class.

Edhe thjesht me shaka, ne gjithnjë pyesim se ç’mund të ndodhte nëse do të ndërronim rendin e shampos dhe balsamit? Siç ka rezultuar, është një mënyrë e shkëlqyer për t’i pasur flokët të hidratuar dhe pa u shkaktuar atyre dëme të tjera. “Balsami i ushqen dhe i hidraton flokët, por njëkohësisht i bën edhe më të rëndë”,- thotë Philip B, një prej emrave të njohur mes personazheve të famshëm, hair stylist dhe ekspert për skalpin.

“Nëse i lan flokët me shampo pasi ke përdorur balsamin, do të largosh nga flokët çdo lloj papastërtie dhe yndyre që lë balsami pas përdorimit. Flokët e pastër janë flokë me volum.” Kjo teknikë njihet edhe si ‘larja e kundërt’ dhe ka gjasa të ndryshojë mënyrën se si i lan flokët.

Edhe nëse nuk ke flokë që shkëlqejnë, është një teknikë shumë e mirë për ta provuar me balsamin që përdor çdo ditë, për të mos përmendur formulat masive që rekomandojnë përdorimin një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button