Fetai: Shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar duhet të intervistohet para gazetarëve dhe përfaqësuesve të BE-së

Prokurorja Fatime Fetai nga ish PSP-ja, si folëse e fundit në Debatin e djeshëm publik për Ligjin për Prokurori publike, kërkoi autorizime më të mëdha për kreun e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, por edhe të shmangen zgjedhjet politike, në intervista të marrin pjesë gazetarë dhe përfaqësues të BE-së për të parë se sa janë të aftë kandidatët.

Ajo kërkoi që në Ligjin për Prokurori publike të përfshihen dy gjëra:

Së pari, sipas Fetait, Prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion duhet të veprojë edhe pranë Gjykatës themelore edhe pranë Gjykatës së apelit.

“Me Prokuror të lartë para Apelit, procedura do të ngadalësohet si dhe rritet mundësia e ndikimit në të. Ai prokuror nuk mund të përfaqësojë qëndrim të bazuar ligjor para gjykatës, siç do të bënte prokurori themelor, i cili e njeh lëndën qysh nga “lindja”, tha Fetai.

Fetai ka kërkuar kritere më të rrepta për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, sepse, siç tha ajo, Maqedonia është e vogël dhe të gjithë e njohin njëri-tjetrin.

“Së pari në procesin e përzgjedhjes së kreut duhet të përfshihet Zyra e BE-së në Shkup,  përmes monitorimit. Publiku të përfshirë maksimalisht, jo vetëm përmes publikimit të biografive të kandidatëve, por edhe në intervista nëse është e nevojshme. Le ta shohë publiku nëse prokurori di të shprehet apo jo”, sugjeroi Fetai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button