Tri tërmete të fuqishme ndodhën në botë në të njëjtën kohë, mes tyre dhe Shqipëria

Tre tërmete të fuqishme kanë ndodhur në të njëjtën kohë në tri pjesë të ndryshme të botës.

Në Kubë, në Turqinë Perëndimore dhe në Shqipëri. Sipas organizatës shkencore për matjen e tërmeteve, EMSC, në Kubë tërmeti ka qenë 7.7 shkallë, në Turqinë Perëndimore 4.5 dhe në Shqipëri 4.9 shkallë.

Një tërmet godet disa qytete të Shqipërisë

Një tërmet ka goditur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë edhe Tiranën, duke shkaktuar edhe panik te banorët.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM) tërmeti ishte me magnitudë 4.9 sipas shkallës rihter, me thellësi 7 kilometra, me epiqendër në fshatin Bubq, të Qarkut Durrës.

Sipas ministrisë, goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat, sipas këtij institucioni shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.

Ky institucion ka njoftuar se nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Korçë dhe Pogradec, paraprakisht nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Tërmeti i cili ka goditur edhe Tiranën, ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke qëndruar në ambiente të hapura.

Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e qindrave të tjerëve, si dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button