Gazeta izraelite e afërt me Netanyahun vë në shënjestër shefin e inteligjencës turke

Gazeta izraelite Makor Rishon, e cila njihet për afërsinë me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ka publikuar një artikull në të cilën Hakan Fidan, kreu Agjencisë turke të Inteligjencës (MIT), është vënë në shënjestër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Artikulli në gazetën me prirje të djathta ekstreme është publikuar me titullin “Sulltani dhe Sulejmani” me firmë të Pazit Rabin.

Artikulli i përshkruan si “shumë të ngjashëm” Qasem Soleimanin, komandantin e lartë iranian të vrarë në fillim të muajit nga një sulm amerikan në Bagdad, dhe Hakan Fidan-in, duke pretenduar se “të dy kanë zhvilluar lufta të deleguara në Irak dhe Siri për shtetet e tyre”.

“Duke pasur parasysh se Qasem Soleimani tani pushon nën tokë, është koha të përqendrohemi në komplotet e kreut të Shërbimit Informativ Turk, Hakan Fidan, i cili është binjaku i tij”, është shkruar në gazetën izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button