fbpx

Kundërspin: Mickoski manipulon me tranzicionin, Zaev para 25 vitesh nuk ka qenë pjesë e LSDM-së

Nga biografia e Zaev mund të shihet se ai në vitin 1995 ka qenë 21 vjeç dhe fare nuk ka qenë pjesë e LSDM-së, në parti kyçet në vitin 1996. Sheqerinska, e cila me të vërtet është më gjatë në parti, në periudhën për të cilën flet Mickoskit ajo nuk ka pasur funksione partiake dhe shtetërore që të ketë mundur të keqpërdor mekanizmat e qeverisë dhe të përfshihet në skandale të korrupsionit. 

Shkruan: Olivera Vojnovska për Vërtetmatësin

Në një postim në “Facebook” me 22.01.2020 presidenti i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë reagimit ndaj qëndrimit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me 20.01.2020, sipas të cilit “udhëheqësia e tanishme e VMRO-DPMNE-së vazhdon të mbrojnë ide të rrezikshme për anulimin e Marrëveshjes së Prespës”, spinon të vërtetën dhe thotë:

Spin: LSDM ka një pikë në të cilën thuhet “keni kujdes të mos kthehet VMRO-DPMNE e para 25 vitesh”

Të jem më i saktë, para 25 vitesh LSDM ka qenë në Qeveri, koha e Radmilla Sheqerinska, ardhja e klanit të Zaev në Strumicë, zanati i parë kriminel i shumë personave të cilët tani janë në kryesi të partisë. 

Para 25 vitesh LSDM ka qenë në Qeveri dhe lulëzoi korrupsioni, Radmilla ka qenë në krye të rinisë së partisë, tregti me cigare, reketimet e para të cilat tani janë të përsosura, atentati i Gligorov, protestat, humbje, fabrika të cilat mbyllen, inflacion, varfëri. Është koha e rënies së Sllavija, Centro dhe Hekurudhë, vjedhja dhe rënia e TAT. Familja Zaev nga një familje mesatare që merrej me bujqësi filloi kartelin i cili sot vlen miliona. Kjo ka ndodhur në kohën e tyre para 25 vitesh. 

Por, edhe tani nuk është më ndryshe. Të njëjtë personazhe kriminele shfaqen edhe sot. Edhe për këtë në këto zgjedhje duhet të rrënohen mbetjet e fundit të tranzicionit në politikën tonë maqedonase. Me 12 prill është dita kur kjo do të mund të rrënohet. 

[Burimi: Profili në Facebook i Hristijan Mickoski, data: 22.01.2020]

Kundërspin: Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke replikuar me kundërshtarin e vet politik, kryeministrin e deritanishëm, socialdemokratin Zoran Zaev, shtrembëron teza dhe me qëllim zhvendos kontekstin kohorë dhe manipulon opinionin. Mickoski shtrembëron deklaratën e Zaev dhe fokusin e vendosën në atë që “para 25 vitesh në qeveri ishte LSDM”. Por, Zaev nuk flet për atë se kush ka qenë në qeveri para 25 vitesh, por flet për dëmin që do të pësonte shteti nëse anulohet Marrëveshja e Prespës- siç zotohet partia e Mickoskit.

A janë të vetëdijshëm VMRO-DPMNE dhe Mickoski se çka do të ndodh nëse anulohet ose ndryshohet Marrëveshja e Prespës për të cilën janë zhvilluar negociata prej 20 vitesh, nga Marrëveshja e përkohshme në 1995 deri në vitin 2018? Anulimi i Marrëveshjes së Prespës do të na kthente 25 vite mbrapa, dhe do të kthente IRJM, gjegjësisht FYROM, me të cilin u emëruam në plan ndërkombëtare, në llogari të emrit kushtetues. Kjo do të thotë anulim automatik të anëtarësimit tonë në NATO, humbej të perspektivës së BE-së, humbjen e miliarda euro investime dhe shkatërrimin e të ardhmes së gjeneratave të reja. Pa Marrëveshjen e Prespës me siguri, do të zbehet, dhe ndoshta mund të humbet mbështetja e partnerëve tanë strategjik, dhe përkeqësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Greqinë, bllokada të reja nga Greqia, jostabilitet të ri të brendshëm dhe rrezik për konflikte të llojeve të ndryshme, si dhe rritjen e jostabilitetit në rajon…

 Anulimi i Marrëveshjes së Prespës nuk do jetë “kthim një hap mbrapa”, si sugjeron Mickoski, por kthim më së paku 25 vite mbrapa, në konfliktet e vjetra, tensionet etnike, varfëri dhe izolim ndërkombëtar. 

Në një dalje publike Zaev i bën thirrje udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së “të ndalojnë me teza të rrezikshme dhe manipuluese për anulimin, heqjen ose ndryshimin e Marrëveshjes së Prespës me çka vihet në pikëpyetje gjysmëanëtarësia në NATO dhe siguria e brendshme dhe në rajon.”

E tani, në këtë dalje të Zaev, Mickoski nuk i dëgjon paralajmërimet për pasojat nga anulimi i mundshëm i Marrëveshjes së Prespës, por “kapet” për atë se para 25 vitesh në qeveri kanë qenë socialdemokratët, dhe më pas konstrukton një manipulim:

Koha e Radmilla Sheqerinska, ardhja e klanit të Zaev në Strumicë, zanati i parë kriminel i shumë personave të cilët tani janë në kryesi të partisë…

Kjo paraqet spin klasik. Po, bëhet fjalë për qeverisje të partisë së LSDM-së dhe partia ka mbi supet periudhën e tranzicionit. Por në këtë periudhë – 1995, as Zaev, e as Sheqerinska nuk kanë qenë në strukturat udhëheqëse të socialdemokratëve, gjegjësisht në funksione të caktuara prej kur do të ndikonin në vendimet dhe ngjarjet e shtetit. Kjo mund të vërtetohet prej biografive të tyre, dhe këtë e dinë edhe ata që prej shumë kohësh i mbajnë mend dhe i kanë ndjekur ngjarjet e asaj kohe.

Në biografinë e Zaev, mund të shihet se ai në vitin 1995 ka pasur 21 vjet, dhe fare nuk ka qenë pjesë e LSDM-së, ai në parti është kyç në vitin 1996. Në vitin 1997 ka diplomuar në fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” dhe menjëherë ka filluar të punojë në kompaninë familjare “Trgoprodukt”. Hyrjen në politik e bën në vitin 2002 kur bëhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2005 merr mandatin e parë si kryetar i Komunës së Strumicës. Funksion partiak merr në vitin 2006 kur zgjidhet si nënkryetar i Këshillit qendror të LSDM-së. Në vitin 2008 bëhet edhe zëvendëskryetari i LSDM-së, ndërsa që nga viti 2013 është lideri i LSDM-së. Në funksionin e kryeministrit vjen pas zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën në shtet në dhjetor të vitit 2016, prej ku pas shumë peripecive rreth dhënies së qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE-së (prill 2017 ndodhi e enjtja e përgjakshme), me 31 maj të vitit 2017 u zgjodh kryeministër. Në këtë funksion qëndroi deri me 3 janar të vitit 2020, ku si kryeministër teknik u zgjodh Oliver Spasovski. 

Sheqerinska, me të vërtetë në LSDM është më gjatë, por në periudhën që flet Mickoski ajo nuk ka qenë në funksione partiake ose shtetërore prej ku të ketë mundur të keqpërdor mekanizmat e qeverisë për të kryer skandale të korrupsionit.

Ajo ka lindur në vitin 1972, ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik në Shkup në vitin 1995. Përgjatë vitit 1996 punon si asistent për marrëdhënie me publikun në Institutin Shoqëria e Hapur Maqedoni. Nga viti 1997 deri në vitin 2002 punon si asistent në Fakultetin Elektroteknik.

Funksionin e parë publik e merr në vitin 1996, atëherë bëhet anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku qëndron deri në vitin 1998 kur për herë të parë zgjidhet deputete në Kuvend. Sheqerinska, përndryshe është zgjedhur deputete në katër mandate (1998-2020, 2006-2008, 2008-2011 dhe 2011-2014) kur LSDM ka qenë në opozitë.

Në qeverinë ekzekutive hynë në vitin 2002 dhe deri në vitin 2006 është zëvendës-kryetare e Qeverisë për integrime evropiane dhe koordinim të ndihmës së huaj. Pas ndërtimit të qeverisë në vitin 2017, me 31 maj është zgjedhur ministre e Mbrojtjes.

Për sa i përket karrierës partiake, ajo në vitin  1995 bëhet anëtare e kryesisë së BQ të LSDM-së dhe në dy vitet në vazhdim – deri më 1997 ka qenë kryetare e rinisë socialdemokrate, ndërsa në vitin 1999 është zgjedhur zëvendëskryetare e BQ të LSDM-së dhe sekretare ndërkombëtare e partisë. Në periudhën e viteve 1997-98 ka qenë edhe zëdhënëse e LSDM-së. Më vonë është zgjedhur nënkryetare e partisë, ndërsa me 5 nëntor të vitit 2006 bëhet kryetare e partisë. Në funksionin e liderit qëndron deri në vitin 2008 kur jep dorëheqje për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare.

E gjithë kjo, padyshim, është e njohur për Mickoskin, por me siguri i përgjigjet të shtrembërojë faktet, të manipulojë me të vërtetën dhe të akuzojë se:

 Radmilla ka qenë në krye të rinisë së partisë, tregti me cigare, reketimet e para të cilat tani janë të përsosura, atentati i Gligorov, protestat, humbje, fabrika të cilat mbyllen, inflacion, varfëri. Është koha e rënies së Sllavija, Centro dhe Hekurudhë, vjedhja dhe rënia e TAT. Familja Zaev nga një familje mesatare që merrej me bujqësi filloi kartelin i cili sot vlen miliona. Kjo ka ndodhur në kohën e tyre para 25 vitesh. 

Dhe për dallim të këtyre akuzave në llogari të Zaev dhe Sheqerinska lidhur me periudhën e tranzicionit, Mickoski nuk flet asnjë fjalë për konfliktin e armatosur që ndodhi në vitin 2001 gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Po ashtu, ai nuk përmend asgjë për skandalin e përgjimeve, aferat me krimin dhe korrupsionin prej vitit 2006 deri në vitin 2016, kur në krye të Qeverisë dhe të VMRO-DPMNE-së ka qenë Nikolla Gruevski. Fundja, ai në këto dy vite si lideri i VMRO-DPMNE-së nuk u distancuar nga praktikat dhe qeverisjen e Gruevskit.

Krejt në fund, Mickoski tani para zgjedhjeve gjithmonë e më shpesh zotohet se do të anulojë/heq Marrëveshjen e Prespës, por nuk zbulon se si do ta bëj këtë, cilat do të ishin pasojat dhe cila është formula “e magjishme” për të ardhmen e shtetit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close