Qeveria e formoi Komisionin për subvencionimin e inverterëve

Në Seancën e 5-të të Qeverisë së RMV-së, i formua komisioni për menaxhimin me inverterët e klimës, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme, Qeveria solli vendim për formimin e Komisionit qendror për ndjekjen e realizimit të masave ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me inverter efikas për nevojat shtëpiake në komunat Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe Shkup, të cilët shfrytëzojnë mjete joefikase energjetike për ngrohje në shtëpitë e tyre, duke ndikuar në rritjen e përqendrimit të PM10 dhe PM2.5”, deklarojnë nga Qeveria.

Këshilli do të përbëhet nga një anëtar dhe zv.anëtar i Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Zyra e zv.kryeministres për çështje ekonomike, Ministria e ekonomisë, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë si dhe nga SHA “Elektrana”.

Gjithashtu në Komision do të ketë edhe përfaqësues nga organizatat qytetare, si Lëvizja “Eko Guerilla”-Tetovë, Lëvizja për mjedis Molika-Manastir, si dhe Platforma maqedonase kundër varfërisë, organizata që mund të ndjekin realizimin e gjithë procesit.

Përndryshe, në Seancën e 171-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, një nga vendimet që u morën ishte edhe subvencionimi i sistemit të ngrohjes nëpër objekte, si masë kundër ndotjes së ajrit.

“Në këtë Seancë janë sjellë ndryshimet në Programin për zvogëlimin e ndotësve të ajrit për vitin 2019-të, duke u ndarë 741 milionë denarë për ndërrimin e sistemit ndotëse për ngrohje në objektet publike si dhe në shtëpi, si dhe për furnizimin me energji efikase dhe krijimin e sipërfaqeve të reja urbane të gjelbra”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ndër të tjera, nga Qeveria informojnë se 620 milion denarët e kësaj  vlere, do të ndahen për qytetin e Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe Kërçovës, për realizimin e fazës së dytë të projektit për furnizimin e 10 mijë shtëpive me inverter klime.

“Janë sqaruar të gjitha dilemat juridike, janë transferuar mjetet financiare deri tek komunat, ndërsa ata me programin e tyre do të përcaktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për kondicioner inverterë. Mendoj se projekti fillon sot menjëherë pas seancës së Qeverisë në Shtip”, deklaroi Makraduli para 1 jave.

Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë theksoi se qytetarët mund të aplikojnë për subvencione të ndryshme tashmë edhe përmes Portalit për shërbime elektronike.

LEXO: Për inverterët mund të aplikohet edhe në Portalin për shërbime elektronike
LEXO: 741 milionë denarë subvencionim të sistemit për ngrohje në objekte publike dhe shtëpi
LEXO: Fëmijët nga Qendra e Shkupit kanë qenë pacientët më të shpeshtë për sëmundjet e traktit të frymëmarrjes
LEXO: Organizatat ekologjike do të bojkotojnë zgjedhjet e 12 prillit?!
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: Shilegovi e shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit që i kërcënonte nxënësit të mos protestojnë kundër ndotjes së ajrit
LEXO:Ndotja e ajrit, nxënësit e shkollave të mesme bëjnë thirrje që nesër të bojkotohet mësimi
LEXO:Shkup, Fronti i Gjelbër ka paralajmëruar protestë të re për ajër të pastër
LEXO: “Revolucioni i gjelbër” deri te Zaevi: Plotësoni 7 kërkesat, pastaj takohemi me ju
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button