Policia zbuloi dy udhëheqësit shkupjan te “Dhoma publike”

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se departamenti I krimit kompjuterik dhe forenzikës digjitane në bashkëpunim me SPB-Shkup ka zbuluar pronarin dhe administratorin e grupit “Dhoma publike”, transmeton Portalb.mk.

“Me personat është zhvilluar një bisedë zyrtare, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të mbahen edhe konsultime shtesë në bashkëpunim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria themelore publike dhe do të prezantohen dëshmitë”, deklarojnë nga MPB-ja.

Pronari i këtij grupi është D.K. nga Shkupi, ndërsa njëri nga administratorët është M.P, gjithashtu nga Shkupi.

Nga MPB-ja deklarojnë se vazhdojnë hetimet për t’u identifikuar personat e tjerë të cilët kanë pasur role tjera në grup.

Rasti “Dhoma e publike” ka të bëjë me publikimin e fotografive eksplicite të vajzave 12-13 vjeçare në rrjetin social Telegram. Fotografitë ishin marrë nga profilet publike si dhe nga bisedat private.

Që në fazën e parë të hetimeve, policia zbuloi numrat e telefonave të administratorëve.

Skandali i cili zbuloi se në grup ndahen fotografi dhe video të vajzave, në mesin e të cilave kishte edhe të mitura, u zbardh përpara disa ditëve. Sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, informoi se grupi ka pasur rreth 8.000 anëtarë, ndërkaq në të janë shpërndarë rreth 800 video dhe fotografi private. Ai tha se bisedë do të ftohen vetëm ata të cilët kanë shpërndarë përmbajtje, dhe jo të gjithë anëtarët.

Në ndërkohë, edhe pse është ndryshuar emri i “Dhomës Publike” më shumë se gjysma e anëtarëve e kanë lëshuar grupin, duke përfshirë edhe administratorin.

LEXO: “Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Nëse nuk sanksionohet kryerësit, do të kemi edhe tjera “Dhoma Publike”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button