Thomas Markle ‘kërcënon’ sërish të bijën me një strategji të re: Meghan do të tronditet nga këto foto

Thomas Markle ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në “British TV” dhe prej andej deklaroi se ka menduar një strategji të re në përpjekje për t’u pajtuar me vajzën e tij: Do të japë intervistë çdo 30 ditë derisa ajo të flasë me të, shkruan Class.

Duke e thënë publikisht këtë lloj “kërcënimi”, Thomas është i binsur se e bija, më në fund, do bindet të ulet e do të flasë me të.

.
Në intervistën e dhënë këtë mëngjes, Markle tha se kishte shumë ankesa për mënyrën se si janë pritur deri tani reagimet e tij publike. Madje, ai “kërcënoi” të bijën dhe Princin se, nëse brenda 30 ditëve nuk do të kishte asnjë komunikim me ta, atëherë do të dilte sërish në një intervistë: “Pas kësaj interviste, nëse nuk dëgjoj asgjë në 30 ditë, atëherë do të provoj përsëri. Unë nuk dua të rri në heshtje dhe duke pritur gjatë pjesës tjetër të jetës sime që dikush të kthehet tek unë.”
.
Duket se nuk ka të ngjarë që dikush, përveç gazetarëve dhe producentëve të televizioneve, t’i bëjnë një telefon Markle, po ai është i bindur që ka ende një as nën mëngë, madje tha se ka folur edhe me të ëmën e saj, Doria, për t’u lidhur me Meghan, edhe pse as kjo nuk funksionoi.

Markle është i gatshëm edhe nëse e takon çiftin në sallën e gjyqit: “Edhe nëse i takoj në një seancë gjyqi, do të ishte shumë mirë. Të paktën, më në fund, do mundem t’i shoh. Unë nuk dua të luftoj me ta. S’është ky qëllimi im”.

.

Markle ka bërë publike disa foto të reja nga e shkuara e së bijës, para se ajo të martohej me Princin Harry. Fotot janë realizuar kur Meghan ishte në moshë të re, duke performuar në shkollën e mesme të “Immaculate Heart në Los Angeles”.

.

Meghan shfaqet e veshur me trupore të bardha, ndërsa luante rolin e një gruaje në dhomën e zhveshjes. “Janë tri vajza që veprojnë jashtë në një dhomë të zhveshjes. Meghan gjithmonë do të luante diçka magjepsëse”.

Po ashtu, Thomas ka shtuar se Meghan do të tronditet kur të shikojë performancën e saj tani.

.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Meghan nëse ajo po ndiqte nga ekrani këtë mëngjes, ai tha: “Unë të dua, le të ulemi dhe të diskutojmë”.

.

Në fakt, nëse ju e kujtoni, në letrën që Meghan i shkroi të atit pasi ai doli publikisht e dha disa intervista, kërkesa ishte shumë e thjeshtë: “Nëse më do aq shumë sa thua në media, të lutem mjaft”

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button