fbpx

Videoja që shpërndahet nëpër media për vdekjen e Kobi Brajantit është e vjetër dhe nga Arabia

Burimi: KriThink 

Edhe rasti e aksidentit ku ndërroi jetë legjenda e basketbollit, Kobi Brajant (Kobe Bryant) nuk u shpëtoi fotografive dhe videove që janë të vjetra dhe që u paraqitën sikur janë aktuale, në bazë të së cilave u raportua për rastin.

Nga Fatbardha Curri

Do të trajtojmë rastin me videon e cila u tha se është nga helikopteri i cili u aksidentua për t’ia marrë jetën Brajanit. Dyshimet e para për videon ishin se nuk korrespondonte me kohën në të cilën kishte ndodhur aksidenti, sepse shkaqet e para u tha se ishte mjegulla e kurse në videon që u shpërnda, qielli ishte i qartë.

Me një kërkim (search) në makinën kërkuese “Google”, me një element të videos e cila u paraqit si aktuale, doli se e njëjta video ishte publikuar një vit më parë në rrjetin social “Jutjub” (Youtube), në kanalin “aviatrix99”. Videoja raportonte për një aksident helikopteri në Arabi.

Videoja e vjetër
Videoja e vjetër

E kjo video, u bë virale menjëherë, sa futi në lojë si mediat lokale dhe mediat rajonale.

Disa nga mediat më të mëdha që e transmetuan videon
Disa nga mediat më të mëdha që e transmetuan videon

Për këtë rast u përdor edhe një fotografi, e cila gjithashtu është e vjetër dhe nuk ndërlidhet me aksidenti.

Fotografia që u përdor
Fotografia që u përdor

Kjo fotografi është përdorur për çështje të problemeve me ajrin, ndërkaq, ajo nga mediat filloi të shfrytëzohet fill pasi u tha shkaqet e para të aksidentit të helikopterit ku gjendej edhe Brajani, ishte mjegulla.

Fotografia e vjetër para katër ditësh
Fotografia e vjetër para katër ditësh

Në doracakun e “Krithinkut”, videot dhe fotografitë hynë në pjesën e burimit të informacionit dhe të njëjtat duhet të verifikohen sikurse burimet tjera.

“Verifikim i dyfishtë (double checking) – për atë është e nevojshme verifikim i dyfishtë
(double checking) ose i trefishtë i lajmit që gazetari planifikon të publikojë, pavarësisht besimit të tij në burimin e informacionit. Mund të ketë një duzinë fakte në një histori dhe secila prej tyre duhet të kontrollohet veçmas: burimi i informacionit, fotografia, rëndësia e deklaratës”, thuhet në Doracak.

Përdorimi i burimeve vizuale dhe që janë të vjetra është një dukuri që po ndodh në vazhdimësi në media, kështu paraprakisht kemi recensuar në lidhje me tërmetin në Shqipëri. Andaj, në rastin kur mediat onlajn po luftojnë për të marrë klikime dhe kush i pari të nxjerr ekskluzivitete, duke mos i verifikuar të njëjtat, është duke i futur në grackë të njëjtat.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button