Deputetë të akuzuar, dyshuar dhe amnistuar u mblodhën të diskutojnë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Në debatin publik në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për gjendjen e sistemit gjyqësor, e cila është në drejtim të miratimit të Ligjit për Prokurori Publike, në radhët e parë u ulën deputetët e akuzuar, Ilija Dimovski, Trajko Veljanovski, Ejup Alimi, Frosina Remenski, i dyshuari Antonio Milloshoski dhe të tjerë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Për atë se si duhet të funksionojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të japin kontribut edhe deputeti i amnistuar për rastin e 27 prillit, Kërsto Mukoski.

VMRO-DPMNE, e cila nuk dëshiron që të miratohet ligji pa u mbyllur hetimet nga PSP kundër ish funksionarëve të saj, e kërkoi këtë debat publik. Ajo nuk është e kushtëzuar që të mbahet pasi që ligji i propozuar është me flamur evropian dhe nuk lejon debat publik për të. Për atë, do të flitet për atë se si duhet që të menaxhojë shteti me krimin dhe korrupsionin e lartë, që është kyçe për eurointegrimet tona.

Edhe pse tema është e përgjithshme, në sallën “Boris Trajkovski” në Kuvend nuk ka vend se ku të “hidhet një gjilpërë”. Kanë ardhur edhe ekspertët juridik më të përmendur në shtet. Përveç ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, këtu janë edhe profesorët Gordan Kalljxhiev, Gordana Siljanovska, Svetomir Shkariq, akademiku Vllado Kambovski, prokurori shtetëror Lubomir Spasovski, zëvendësja e tij, Lile Spasova, prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion, Gordana Smaqoska, ndërkaq nga ish PSP-ja ka ardhur vetëm Fatime Fetai. Në debat janë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Seancën e udhëheqë deputeti Aleksandar Kiracovski, i cili u mor në pyetje nga Villma Ruskoska për rastin “Reket”, në pjesën për Lidhjen Ndërkombëtare të Boki 13, por nuk u akuza.

Këtu janë edhe Xhevat Ademi, për të cilin ka hetim nëse ka gjuajtur në dasmë, por edhe deputeti Kostadin Acevski, i cili ishte i paraqitur nga bashkëshortja për dhunë familjare.

Sherr për Ligjin për Prokurori Publike 

Nga LSDM me rastin e debatit kuvendor publik, porosisin se Ligji për PTHP është mundësi e vetme që VMRO-DPMNE të tregojë nëse është për BE dhe për shtet ligjor.

“Të gjithë kapacitetet ligjore në shtet dhe aleancat tona strategjike ndërkombëtare e përkrahin zgjidhjen ligjore për Prokurorinë Publike e cila siguron pavarësi dhe profesionalitet të prokurorive publike. Ligji për Prokurori Publike është mundësi e fundit e VMRO-DPMNE-së që të tregojë nëse me të vërtetë janë për BE dhe sundim të drejtës në mënyrë joselektive. Debati publik për Ligjin për Prokurori është mundësia e fundit që VMRO-DPMNE të tregojë se me të vërtetë kujdeset për sundimin e së drejtës, për prokurorët profesional, të pavarur dhe efikas dhe për procesuimin e të gjitha veprave penale lidhur me korrupsionin e lartë”, kumtoi LSDM.

Lideri i partisë, Hristijan Mickoski deklaroi se janë seriozë në qëllimin që të miratohet ligji për prokurori  publike, nëse Qeveria i pranon vërejtjet e opozitës.

“Nëse ekziston dëshirë reale nga ana e Qeverisë për pranimin e vërejtjeve të opozitës të cilat janë të argumentuara, atëherë pse mos ta miratojmë atë ligj. Por, nëse nuk ekziston ajo dëshirë, atëherë ajo është”, theksoi Mickoski, duke shtuar se dëshirojnë që të miratohet ligj i mirë dhe jo vetëm në letër, por që të miratohet në praktikë.

Vërejtjet e VMRO-DPNE-së janë se me ligjin pushteti dëshiron që ta ringjallë Prokurorinë Speciale dhe sipas tyre, t’i mbrojë krimet nga radhët e tyre. Ata thonë se përkushtohen që ligji i cili do të miratohet të jetë joselektiv dhe përpara të cilit do të mund të përgjigjen të gjithë qytetarët.

Pas një sërë tentimesh të pasuksesshme për marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës, çështja e ligjit për Prokurorinë u aktualizua pas vizitës së eurokomesarit Oliver Varhejli në Shkup, i cili porositi që është mirë që të miratohet ligji përpara shpërndarjes së kuvendit, që do të ishte shenjë e mirë për vendet-anëtare të BE-së në kontest të miratimit të vendimit të shumëpritur për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE.

Ligjin për prokurori publike, me të cilin do të zgjidhet edhe problemi pas ndërprerjes së mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, si prioritet e ka përmendur edhe ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button