Ahmeti: Vendi ka nevojë serioze për veting për të gjithë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në intervistën e mbrëmshme në Klan Maqedoni, theksoi se vetingu është i domosdoshëm, njofton Portalb.mk.

“Vendi ynë ka nevojë serioze për veting. Veting të politikanëve, ministrave, deputetëve, kryetarëve të komunave, gjykatësve, prokurorëve, për të gjithë. BDI është partia e vetme që kërkon që të kontrollohen prej Prokurorisë. Unë personalisht e kam kërkuar atë edhe nga Katica Janeva, për atë se po përballemi me shpifje çdo ditë. Për atë ne kërkojmë sundim të së drejtës nëpërmjet vetingut”, tha Ahmeti.

Ahmeti më tej theksoi se me veting dhe me sundim të së drejtës, do të arrihet deri te drejtësia joselektive si parakusht për zhvillim ekonomik dhe parashikueshmëri ligjore. Në pyetjen për qëndrimet e opozitës kundër marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për Gjuhën, Ahmeti theksoi se këto qëndrime janë për politikë ditore dhe për përdorim momental.

“Çdokush duhet ta dijë se nuk ka kthim mbrapa prej barazisë gjuhësore, ndryshimit të emrit dhe fqinjësisë së mirë. Evropa është fuqishëm e interesuar që Maqedonia dhe Shqipërua të fillojnë bisedime për hyrje në BE në mars”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se vetë anëtarët e BE-së kanë vlerësuar se mossuksesi për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë është turp për BE-në dhe Brukselin.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button