Përfundoi takimi VV-LDK

Ka përfunduar takimi i sotëm mes Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Pas këtij takimi, të dyja palët VV e LDK, nuk kanë dhënë deklaratë për media, njofton Klan Kosova.

Mësohet se Kurti e Mustafa kanë shfrytëzuar rrugë tjetër të daljes për t’ju shmangur mediave.

Si rezultat, ende nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje apo jo.

Zyrtarë të LDK-së, në kushte anonimiteti, i kanë thënë KTV-së, se nga takimi i sotëm me LVV-në nuk ka marrëveshje.

Mësohet se takimet mes dy partive do të vazhdojnë.

Sipas burimeve, takimi i radhës mes dy liderëve do të mbahet nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button