Politano largohet nga Interi, por jo nga Seria A

Te Interi nuk mendojnë vetëm për prurjet, por edhe për daljet. Pasi janë fare pranë firmës me Christian Eriksen, zikaltërit janë gati të shesin sulmuesin, Matteo Politano, transmeton OraNews.

Madje, mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesi ka mbërritur në Villa Suart, aty po kryen edhe ekzaminimet mjekësore para se të hedh firmën mbi kontratë. Lëvizje që e afron sulmuesin me Napolin, me të cilët pritet të firmos deri në vitin 2024.

Politano do të arrijë në “San Paolo” me formulën e huazimit për 3 milionë euro, me të drejtë blerje në verën e 2021 për 23.5 milionë euro. Lojtari do të jetë në dispozicion të Rino Gattuso duke filluar nga e mërkura në mëngjes, kur skuadra do të takohet në qendrën sportive “Castel Volturno”.

Pas fitores ndaj Juventusit, trajneri italian u dha lojtarëve dy ditë pushim, sepse atëherë ata do të luajnë kundër Sampdoria në “Marassi” të hënën në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button