Ende ka të punësuar që paguhen e rrinë në shtëpi, ministri premtoi se kjo çështje do të zgjidhet brenda disa muajve

Mbi 900 të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit edhe pse nuk shkojnë në punë, marrin pagë. Shpesh herë është premtuar sistemimi i tyre, mirëpo kjo nuk ka ndodhur. Ministri për Shoqëri informatike dhe Administratë, Mançevski, tha se numri i tyre dita e ditës po zvogëlohet, dhe se për vetëm disa muaj, kjo temë nuk do të ketë nevojë as të diskutohet, shkruan Portalb.mk.

Rreth 1839 të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë vitin e kaluar janë sistemuar në institucione të ndryshme shtetërore, ndërsa një pjesë prej tyre janë shpërndarë në pesëmbëdhjetë ministri të ndryshme.

LEXO:1839 të punësuar me Marrëveshjen kornizë, mbi 900 ende qëndrojnë në shtëpi

Megjithatë, më shumë se 900 punonjës shtetëror edhe pse marrin paga tash e disa vite, asnjëherë kanë shkuar në punë, ata madje, nuk kanë një vend pune.

Ministri Mançevski, sot u përgjigj në pyetjen e Portalb.mk për këtë, ai tha se numri i këtyre nëpunësve vazhdimisht është në ulje dhe se për disa muaj, ky problem do të eliminohet krejtësisht.

“Numri i këtyre të punësuarve ka qenë 1600, kurse tash dukshëm është zvogëluar, me formimin e Ministrisë së re për sistem politik dhe marrëdhënie mes etnive, realisht ky proces po bëhet më intenziv, dhe unë jam i bindur që vetëm për disa muaj më nuk do të duhet të diskutojmë për cilindo individ të cilit i ndodhë kjo. Mirëpo, është e rëndësishme të theksohet se numri i këtyre administratorëve është ulur dhe po punohet në atë drejtim që kjo problematikë të eliminohet krejtësisht” tha Ministri për Shoqëri informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski për Portalb.mk.

Ndryshe, prej gjithsej 1800 të punësuar, në Ministrinë për Bujqësi janë sistemuar 128 punonjës, tetë më pak apo 120 janë në MPB. Pastaj vjen Ministria e Ekonomisë me 90 nëpunës dhe Ministria e Drejtësisë me 86. Më poshtë në listë janë Ministria e Mbrojtjes me 65 të punësuar dhe ministria e financave me 64. Në vendin e fundit të listës gjendet ministria për vetëqeverisje lokale me 8 punësime sipas marrëveshjes kornizë.

Pas ministrive, nga institucionet tjera paraprinë Drejtoria e doganave me 62 punësime të tilla, Fondi për shëndetësi me 58, Qendra për menaxhim me kriza ku janë sistemuar 47 persona, si dhe 43 në Entin Shtetëror për Statistikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button