Dita ndërkombëtare e kujtimi të Holokaustit: Aushvic nëpërmjet fotove

Kombet e Bashkaura 27 janarin e kanë shpallur Ditë ndërkombëtare për kujtimin e Holokaustit, si përkujtim të gjenocidit ndaj 6 milionë hebrenjve dhe 11 milionë viktimave tjera nga ana e regjimit nazist dhe aleatëve të saj.

Më 27 janar të vitit 1945, kampi më i madh i përqendrimit nazist ose kampi i vdekjes Aushvic-Birkenau është liruar nga Armata e Kuqe.

Duke i publikuar disa prej fotografive origjinale të përshkrimeve nga muzetë e ish Jugosllavisë, “Meta.mk” dhe “Portalb.mk” e përkrahin shënimin e përkujtimit të njërit prej periudhave më të errëta të historisë, si parakusht për ndalimin e tmerreve të cilat kanë sjellë deri te nacionalizmi ekstrem, i cili fillon me gjuhë të urrejtjes dhe shfuqizim të demokracisë. Fotografitë në këtë foto-ese janë të lira për shfrytëzim, të siguruara prej foto arkivit “Znaci.net”.

Aushvic është përbërë prej një kompleksi prej 40 kampeve të vdekjes në jug të Polonisë së okupuar. Gjatë hapjes së saj në maj të vitit 1940 në të janë dërguar 1.3 milionë njerëz, prej të cilëve 1.1 milion janë vrarë me gaz helmues, uri dhe sëmundje, ekzekutime individuale, rrahje, por edhe eksperimente mjekësore.

Numri më i madh i viktimave kanë qenë hebrenj – 960 mijë, 74 mijë polak, 21 romë, 15 mijë ushtarë të robëruar nga tërë bota dhe 15 mijë evropian.

Në kampin e Aushvicit të burgosurit shpesh kanë arritur me transport të veçantë hekurudhor, në vagona për mallra me pak kashtë në dysheme.

Pas daljes prej vagonëve nazistët i kanë ndarë kampistët burra në njërën anë, ndërkaq gratë dhe fëmijët në anën tjetër.

Gardhi i kampit është bërë me shtylla betoni dhe tel me gjemba nëpër të cilën ka pasur rrymë me tension të lartë.

“Ekspertët” nazist kanë kryer seleksionim të ashpër të kampistëve të rinj, duke i ndarë të dobëtit, sëmurit, personat me nevoja të veçanta dhe fëmijët (një pjesë të këtyre njerëzve menjëherë i kanë dërguar në dhomat e gazit dhe pa u evidentuar, për atë deri sot nuk dihet numri i saktë i të vrarëve dhe identiteti i të gjithë viktimave).

Thirrje të grave të sapoardhura në kampin e përqendrimit Birkenau.

Të burgosurve u është marrë tërë prona dhe u është dërguar në dhomën e kampit “Kanada”.

Blloku 10 në kampin e përqendrimit Aushvic në të cilin profesionistët mjekësor nazistë kanë kryer eksperimente të të ashtuquajturave vivo-eksperimente.

Në kuadër të kampit të përqendrimit Aushvic janë ngritur 5 krematoriume, furrat e të cilave kanë punuar ditë e natë. (Përpara se të tërhiqen nazistët një pjesë të tyre kanë arritur që t’i ngrenë në ajër si pjesë e përpjekjeve që t’i fshijnë provat për krimet njerëzore).

Njësitet e Armatës së Kuqe në kampet e përqendrimit në Aushvic kanë liruar rreth 4.800 kampistë pas ikjes së kujdestarëve të tyre nazistë. Në mesin e tyre kanë qenë edhe 108 jugosllavë – ndërkaq në foto janë anëtarët e familjes Mandiq me ushtarët sovjetikë.

Nazistët i kanë arrestuar në maj të vitit 1944 në Rijeka të Kroacisë, pasi që babai dhe gjysi i Oleg, i cili atëherë ka pasur 10 vjet kanë shkuar në partizan. Pas disa muajve në burgjet e Kroacisë dhe Italisë, si të burgosur politik i kanë dërguar Aushvic, ku atje kanë kaluar 8 muaj.

Në kamp Oleg fillimisht ka kaluar dy muaj duke punuar në kampin e grave bashkë me nënën dhe gjushën, por kur nazistët mësuan se i ka mbushur 11 vjet e kanë ndarë dhe e kanë dërguar në pjesën e burrave. Për shkak të temperaturës së lartë që i është paraqitur për shkak të stresit e kanë dërguar në kontroll në pjesën për eksperimente mjekësore të cilat i ka udhëhequr dr. Mengele. Atje është përpjekur që të mbetet interesat për personelin nëpërmjet manipulimit të termometrit dhe gjetjeve tjera.

Oleg Mandiq dhe nëna e tij Nevenka dhe gjusha Ollga janë të burgosurit e fundit të cilët të gjallë e kanë lëshuar Aushvicin.

Në filmin të cilin Mandiq për herë të parë e ka parë 20 vjet më vonë gjatë vizitës së Aushvicit, ka qenë i incizuar kur kanë marrë letër nga ndihmësi i Stalinit, Nikollaj Buglanjin me të cilën urdhëron që të transferohen në kamion nëpërmjet Krakovit për Moskë. Atje i janë bashkuar delegacionit jugosllaven të udhëhequr nga Tito, me të cilin më 1 maj të vitit 1945 me avion kanë fluturuar për në Beograd.

Mandiq tani ka 86 vjet, ai jetën ia ka përkushtuar promovimit të vërtetës së Holokaustit dhe ka kryer organizim antifashist në Opati, duke organizuar ekspozita dhe ngjarje tjera për dëshmi, si dhe udhëtime grupore në Aushvic, në ditën e lirimit të llogorit.

Në vitin 2015-të, me rastin e 70-të vjetorit të lirimit tha se ende ka mornica prej “njohjes se mendja e njeriut ka qenë e përkushtuar në mendimin për prodhim industrial të vdekjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button