Deputetë, paraqituni në Kuvend dhe miratoni ndalesë për import të hedhurinave, apelojnë nga O2

Qëndroni në fjalët tuaja dhe paraqituni në Kuvend nesër, futeni pikën për votim dhe më në fund votojeni. Mjaft më na gënjyet si fëmijë të vegjël – i porositën deputetët e koalicionit qeveritar nga Iniciativa qytetare O2 pasi javën e kaluar nuk kaloi si pikë në rend të ditës propozimi për ndalesë të importit të hedhurinave si energjens, njofton Portalb.mk.

Ndryshimet e Ligjit për menaxhim me hedhurina të propozuara nga partia RDM me të cilat duhet të instalohet ndalesë për importim të hedhurinave si energjens nuk është hedh në votim në seancë të Kuvendit të mërkurën, megjithëse në debatin paraprak në komision lidhur me këtë propozim nuk kishte vërejtje as pushteti, as opozita.

“Shkakun e kuptuam më vonë, LSDM ka kërkuar konsultime shtesë, përse vendi është nënshkrues i konventës së Bazelit, kurse sipas koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski, të gjitha marrëveshjet kanë qenë të lidhura sipas parimit të reciprocitetit, që nuk është e saktë”, janë kategorik nga O2.

Ata pohojnë që përfaqësues të MMJPH, në udhëheqje me zëvendësministrin Jani Makraduli e manipulojnë publikun me frikësim që nëse ndalojmë import të hedhurinave si burim i energjisë, hedhurina e rrezikshme nga OHIS do të na mbetet, nuk do të mund të eksportojmë.

Secili shtet, në pajtim me nevojat dhe kushtet që i ka i sjell rregullat për eksport, import dhe transit të hedhurinave. Përhapja e informatave të rrejshme dhe frikë te qytetarët që nuk do të na lejohet ta eksportojmë hedhurinën e rrezikshme nga OHIS dhe vendet tjera, nëse e ndalojmë importin e hedhurinave, nga ana e institucionit më kompetent, MMJPH, në udhëheqje me Jani Makradulin, jo vetëm që nuk do të shpie drejt ndërtimit të besimit por vetëm na e konfirmon shkakun përse nuk kemi besim tek ata, në institucionet dhe përfaqësuesit e tyre. Për dezinformatë të këtillë të qëllimshme duhet të përgjigjen për përhapje të lajmeve të rrejshme dhe keqpërdorim të funksionit.

“Për ta eliminuar famën dhe imazhin e rrejshëm që paraqitet në lidhje me konventën e Bazelit, nënshkruese e të cilës është edhe Maqedonia, duhet të dihet që nënshkrueset e konventës së Bazelit kanë të drejtë të ndalojnë importim të hedhurinave të rrezikshme dhe të hedhurinave tjera” – qëndron në reagimin me shkrim të O2

Vendet mund ta eksportojnë hedhurinën e rrezikshme dhe komunale nëse nuk kanë kapacitet teknik dhe instacionet e nevojshme, kapacitete ose vende përkatëse për grumbullim në pajtim me standardet ekologjike. Nuk nevojitet asnjë reciprocitet, janë kategorik eko-aktivistët e О2 Iniciativës.

Konventa e Bazelit është formuar në vitin 1989 me qëllim t’i parandalojë vendet e zhvilluara t’i përdorin vendet në zhvillim si deponi për hedhurina të tyre toksike, për t’u parandaluar i ashtuquajturi kolonializëm toksik.

“Pengesë për miratimin e ligjit nuk ka. T’i shohin edhe partitë e tjera që deklaruan që e mbështesin ndryshimin e ligjit dhe ndalesën, nëse do ta fusin pikën me numër 19 nga seanca e 130-të për votim në Kuvend dhe ta votojnë ndalesën për importim të hedhurinave si lëndë djegëse”, konkluduan nga О2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button