Në platformën të Regjistrit Qendror do të ketë edhe regjistrim vullnetar për obligues të TVSH-së

Prej këtij viti, me platformën e re elektronike gjatë regjistrimit të ndërmarrjes në Regjistrin Qendror, do të mundet të kryhet edhe regjistrim vullnetar për obligues të TVSH-së. Këtë e paralajmëroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në ngjarjen për shënimin e 18-vjetorit të Regjistrit Qendror dhe theksoi se do të jetë lehtësim i madh për ndërmarrjet, pasi që nëpërmjet e-platformës do të munden t’i mbarojnë të gjitha formalitetet për fillimin e biznesit, njofton Portalb.mk.

“nëpërmjet platformës elektronike të Regjistrit Qendror do të mundet që të regjistrohet ndërmarrje, të regjistrohet punësimi i të punësuarve të parë në Agjencinë për Punësim dhe të kryhet regjistrim për obligues të TVSH-së, gjegjësisht thuajse gjithçka që është e nevojshme për fillimin e biznesit. Si njeri i cili vjen nga sektori real, mund të them se kjo është lehtësi për ata që duan të fillojnë biznes”, tha Angellovska.

Vendosja e të dhënave për regjistrim vullnetar për qëllime të TVSH-së, Regjistri Qendror do ta kryejë në mënyrë elektronike, nëpërmjet lidhjes së regjistrave të tij me bazat e të dhënave të DAP-it, gjatë së cilës DAP do të dorëzojë numër të TVSH-së në afat prej 90 minutave prej dorëzimit të të dhënave nga ana e Regjistrit Qendror. Dokumentacioni i plotë që është i nevojshëm për regjistrimin e një ndërmarrje dorëzohet në formë elektronike, i nënshkruar me nënshkrim elektronik nga person i autorizuar.

Angellovska theksoi se digjitalizimi është mënyra nëpërmjet të cilës institucionet munden këtë ta arrijnë, dhe se Regjistri Qendror gjatë viteve një numër të shërbimeve të saj i ka bërë në mënyrë elektronike.

“Kështu që nëse më herët do të duhej që të dorëzohen dokumente të letrave që të regjistrohet ndërmarrje, ndërmarrësit e rinj tani atë mund ta bëjnë nëpërmjet kompjuterit, ndërkaq kohën e humbur nëpër sportele mund ta harxhojnë në rritjen dhe zhvillimin e biznesit”, theksoi Angellovska.

Numri i ndërmarrjeve çdo vit rritet, në vitin 2019-të janë regjistruar 6.200 ndërmarrje të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button