Merkel: Në mars për bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të detyrohet fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e Këshillit Evropian në mars.

“Para se gjithash duam të arrijmë marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian në mars për fillim të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Merkel në takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani.

“Dy palët kanë arritur shumë. Tani ne do të punojmë që t’i realizojmë rezultatet e dëshiruara në mars”, shtoi kancelarja.

Samiti i KE do të mbahet më 26 mars në Munih.

Para ca kohe, Merkel dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq shprehën shpresë se do të vihet deri në progres në hapjen e negociatave aderuese me Shkupin dhe Tiranën në Samitin e BE-së në maj.

Kryetari i KE-së, Shal Mishel javën e kaluar tha se Unioni në javët në vijim do të zhvillojë bisedime intensive për atë në cilën mënyrë në të ardhmen do të zhvillohet procesi i zgjerimit, pasi që në tetor presidenti francez, Emanuel Makron nuk dha dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve derisa nuk reformohet metodologjia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button