Në Detin Adriatik u rrëzua një helikopter ushtarak

Në afërsi të ishullit kroat Zlarin, në Detin Adriatik u rrëzua një helikopter, bëri të ditur Ministria kroate e Mbrojtjes. Sipas Shibenik.in, në det është gjetur një trup i një personi, të cilin shpëtimtarët rreth drekës e kishin nxjerrë nga deti.

Deri në rënien e helikopterit Kiowa ОХ-58 erdhi gjatë një fluturimi trajnimi, i cili kishte filluar sot në orën 10:30. MB kroate informon se po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet me qëllim të gjetjes dhe shpëtimit të ekuipazhit, transmeton MIA.

“Deri më tani nuk e dimë se sa njerëz ishin në helikopter. Të gjitha rrethanat do të hetohen”, bëri të ditur policia në Shibenik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button