ABT përforcon Volkswagen T6.1-shin

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, tani në ofertën e saj gjendet edhe modeli T6.1 i Volkswagenit.

ABT-ja për këtë T6.1 ofron paketën për përforcimin e motorit të tij, transmeton Koha.net. Tani, motori 2.0-litër TDI është përforcuar nga 150 në 180 kuajfuqi, ndërsa versioni me 199 kuajfuqi është përforcuar në 226 kuajfuqi, transmeton Gazeta Observer.

Gjithashtu, ky Volkswagen T6.1 vjen edhe me amortizatorët e modifikuar (të cilët mund të ulen për 40-70 mm), si dhe set të ri të rrotave 19 ose 20-inçësh “ABT” nga alumini.

Më vonë, ABT-ja do ta zgjerojë ofertën duke modifikuar edhe eksterierin e këtij T6.1, duke përfshirë maskën e përparme me logon “ABT”, mbrojtësin e përparmë, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, etj.

Po ashtu, më vonë në paketë do të përfshijë edhe modifikimin e enterierit, duke përfshirë pragjet me ndriçim, tepihët e rinj, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button