Brukseli po e mban në jetë zgjerimin, kurse Shkupi?

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në vizitën dyditore në Shkup edhe atë vetëm disa ditë pas vizitës së eurokomisarit për zgjerim Varheji. Analistët thonë që interesi i BE-së për Ballkanin Perëndimor është i qartë, por që edhe vendi duhet ta mbajë dosjen e vet të pastër, transmeton Portalb.mk.

Dhjetëra ditë pas vizitës së eurokomisarit për zgjerim Oliver Varheji në Shkup vjen edhe kryetari i ri i Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takimet me përfaqësuesit e kreut të shtetit por edhe me opozitën, ka biseduar për metodologjinë e re të negociatave, si dhe për rrjedhën e procesit të reformave në vend.

Shkupi përkushtimin e vet për reformat dhe orientimi euroatlantik duhet ta demonstrojë nëpërmjet miratimit të ligjit për Prokurori Publike, i cili një kohë të gjatë nuk po mund të miratohet për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Partitë akuzohen ndërmjet vete që anën tjetër nuk dëshiron ta votojë ligjin për ta mbuluar krimin në radhët e veta. Për pushtetin, VMRO-DPMNE i shmang hetimet e PSP-së, për opozitën në anën tjetër, pushteti ik prej institucionit cilësor i cili nuk do t’i mbyll sytë para krimit. Pjesa dërmuese e lëndëve të PSP-së kishin të bëjnë me udhëheqësin e mëparshme të VMRO-DPMNE-së, kurse ndër të akuzuarit ka edhe deputetë aktual të partisë. Për miratim të ligjit nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i ka bë thirrje VMRO-DPMNE-së, të tejkalojnë veten dhe ta pranojnë zgjidhjen ligjore për prokurori publike që duhet të miratohet në Kuvend. Ai ka thënë që gjithnjë e më shumë po theksohet nevoja për miratimin e këtij ligji nga ana e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, ndërsa ndërlidhet edhe me fillimin e negociatave.

“Për të gjitha rastet dhe lëndët aktuale, duke i përfshirë edhe ato të PSP-së, duhet të garantohet zgjidhje profesionale dhe efikase. Veprimet e paligjshme dhe krimi duhet të trajtohen në mënyrë përkatëse dhe të zbulohen në mënyrë profesionale, përkatësisht të dënohen. Kjo është e mundur me prokurori të çliruar nga politika”, ka thënë Zaev.

Analistët thonë që sfida jonë kryesore në lidhje me eurointegrimet tash është të mbahet motivimi për t’u zbatuar reformat e nevojshme deri në fund, nga aspekti i asaj që ata gjithçka bëjnë për të mirën e qytetarëve, e jo për shkak të Bashkimit Evropian.

Vendi është në status-kuo situatë, ndërkaq është fakt i pakontestueshëm që secili cikël zgjedhor e zhvendos agjendën e reformave nga rruga e përvijuar, thotë drejtoresha ekzekutive e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska. Mirëpo, sipas saj, veçanërisht duhet të kihet kujdes ndaj rekomandimeve të cilat i adreson Mishel.

“Vetëm kryetari i ri i KE, përkatësisht Mishel nuk ishte nënshkrues i letrës për përkrahje të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilën këtë verë e kanë nënshkruar të gjithë personat tjerë të cilët ishin në pozita udhëheqëse në Bashkimin Evropian. Veçanërisht interesante është ajo që ai është francez dhe nga ai aspekt do të jenë interesante mesazhet e tij për publikun. Mirëpo, nga ana jonë, tani më e rëndësishme është që dosjen tonë ta mbajmë të pastër. Është për t’u pritur që ligjit për prokurori publike të jetë problem shtesë dhe për atë nuk ka konsensus kur i njëjti u bë kusht për negociatat tona”, thotë Kacarska.

Vizitat e përfaqësuesve të lartë evropian në vend tregojnë që interesi i BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor është ende i pranishëm, vlerëson publiku i ekspertëve.

Analisti politik Albert Musliu thotë që mesazhet e përfaqësuesve evropian duhet të kuptohen si “erë në shpinë” për reformat që duhet të përfundohen deri në fund.

“Unë nuk shoh që Qeveria po e humb entuziazmin në lidhje me integrimet evropiane dhe fitim të datës. Së pari për shkak të përkushtimit ndaj kësaj çështjeje dhe së dyti për shkak se kjo me siguri do të kishte rol të madh në zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk jam pesimist që ligji për prokurorinë publike nuk do të miratohet madje mendoj që nëse miratohet mund të shpresojmë për lajme të mira për shtetin në muajt e ardhshëm”, është kategorik Musliu.

Mesazhe për përkrahje për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Gjatë vizitës së fundit në Shkup, eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Oliver Varheji e konfirmoi perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe bëri të ditur që do të kërkohet fillim i negociatave për Maqedoninë e Veriut, për çka do të vendos Këshilli në mars. Varheji, gjithashtu ka theksuar që sinjal i mirë për Bashkimin Evropian do të ishte edhe nëse ligji për Prokurori publike miratohet para shpërbërjes së Kuvendit në shkurt.

Ndërkohë edhe kryetarja e Komisionit Ursula fon der Lajen këto ditë deklaroi që gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe njoftoi që KE-ja brenda disa javësh do të paraqitet me metodologjinë e re për zgjerim. Gjatë prezantimit të kryesimit kroat me Bashkimin, në Parlamentin Evropian në Strazbur, Fon der Lajen i bëri thirrje BE-në të mbajë momentumin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.

Kroacia e ka marrë kryesimin me rotacion të BE-së më një janar 2020. Një nga prioritetet e Zagrebit është zgjerimi i bashkimit me shtetet nga Ballkani Perëndimor, kurse me atë edhe dhënie të perspektivës së qartë për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Plenkoviq deklaroi që kryesimi kroat me Bashkimin Evropian në samitin në muajin maj, në Zagreb do t’u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane, kornizë të qartë kohore por edhe metodologji të negociatave të ardhshme për anëtarësi në Bashkimin Evropian .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button