Për vulat plastike dhe të drurit dhe për fotografitë si mjete për dezinformim

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Shërbimi boshnjak për luftë kundër dezinformatave dhe kontrolli i fakteve, “raskrinkavanje.ba”, identifikoi lajm të rremë në një artikull në të përditshmen “Dnevni Avaz”.

Në një tekst për grindjet politike se kush duhet të jetë Kryetari i Kuvendit të kantonit të Sarajevës, është botuar edhe fotografi e Danijela Kristiq, për të cilën Dnevni Avaz pretendon se është emërtuar në mënyrë të paligjshme nga kryetari i partisë së saj “Populli dhe drejtësia”, e ulur në një tryezë në një kafene, me një vulë plastike para saj. Gazeta pretendon se ajo vulë ishte e Parlamentit, të cilën partia e ka fshehur nga shumica e re në Kuvend, e cila ka emëruar kryetar të ri, ndërsa Kristiq në vend që ta dorëzojë atë, e përdor atë në kafene.

Por “raskrinkavanje.ba” në hulumtimin që e ka realizua ka ardhur në përfundimin se nuk ajo mu  ishte vula për të cilin po flitet, por vula e firmës së burrit të Danijela Kristiq. Përkatësisht, ata kanë kontaktuar me Kuvendin e Kantonit të Sarajevës, prej ku thanë se ajo nuk ishte vula zyrtare sepse vula e tyre ishte prej druri, ndërsa ajo në fotografi ishte prej plastike. Edhe Kristiq vetë ka thënë për “raskrinkavanje.ba” se vulë ishte i firmës së burrit të saj.

Përveç kësaj, përveç që e deklaron artikullin të rremë, “raskrinkavanje.ba” kujton edhe veprën penale të gazetarisë të kryer nga “Dnevni Avaz”, i cili në artikullin e diskutueshëm nuk i ka shprehur pikëpamjet e palës tjetër, palës së pandehur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button