Në Australi regjistrohet rasti i parë i virusit të ri korona

Australia sot e konfirmoi rastin e  parë me llojin e ri të virusit korona në shtetin Viktoria, ndërsa shteti federal ju bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në provincën kineze Hubei, epiqendër e epidemisë.

“Një kinez i moshës 50-vjeçare i cili kishte qenë në Vuhan, është në gjendje stabile në spitalin në Melburn, pasi ka arritur me fluturim me avion nga Guangzhu më 19 janar”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë së shtetit Viktoria, Xheni Mikakos, transmeton MIA.

“Me rëndësi për t’u potencuar është se nuk ka arsye për alarmimin e komunitetit”, shtoi ajo.

Autoritetet shëndetësore thonë se pacienti nuk është në gjendje shumë serioze.

Numri i rasteve të vdekjes nga gripi i shkaktuar nga virusi u rrit në 41 persona ndërsa numri i të infektuarve në mbarë botën u rrit në 1.300, por shumica e rasteve, ndërsa edhe të gjitha rastet e vdekjes janë paraqitur në Vuhan, ku nëpunësit kanë vendosur kufizime rigoroze për udhëtime dhe tubime publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button