fbpx

RMV, çdo shkollë duhet të sigurojë kushte për mirëmbajtjen e higjienës menstruale

Lavaman, jastëkë menstrual, gota menstruale, sapun, letër dhe dy shporta për hedhurina. Kjo është gjithçka që duhet të bëhet dhe të sigurohet në një tualet shkollor ekzistues, në mënyrë që vajzat të mund të ruajnë higjienën menstruale në kushte normale, transmeton Meta.mk.

Nxënëset e  shkollës fillore “Goce Dellçev” në Resen, prej sot i kanë kushtet e nevojshme, pasi është lëshuar në përdorim tualeti i dytë i përshtatur për menaxhim me higjienën menstruale në Maqedoni.

Në këtë aktivitet morën pjesë Richard Milion, drejtori programor në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Shkup, Natasha Dokovska i nga Gazetarët për të drejtat e njeriut, kryetari i Resenit Zivko Gosharevski dhe përfaqësuesit e shkollës.

Dokovska informon se vajzat që janë në periudhën seksuale-riprodhuese kanë pranuar edhe produkte të higjienës menstruale për tre muajt e ardhshëm.

“Me këtë ne duam të nxitim qeverinë lokale, por dhe shtetin për të zbatuar trendin e dhënies së një pakete falas për t’u përballur me varfërinë menstruale, siç është shembulli me Britaninë. Për të arritur qëllimin 6.2 i cili kërkon qasje të plotë në higjenë për të gjithë, veçanërisht vajzat, apelojmë që në secilën shkollë të adaptohet të paktën një tualet për higjienë menstruale. I ftojmë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit të dhurojnë pako dhe ta bëjnë atë një praktikë. Kjo nuk është një luks por një e drejtë themelore e njeriut “, thotë Dokovska.

Ne propozojmë, shton ajo, një përqind e fitimeve të kompanive çdo muaj të dedikohen për të blerë jastëkë menstrual,  letër dhe sapun për shkolla.

“Çdo kompani mund të japë, sepse një përqind për ta nuk është asgjë. Në këtë mënyrë ne do ta kthejmë dinjitetin dhe vetëbesimin te vajzat” shton Dokovska.

Një tualet i përshtatur nuk është investim i madh. Ajo që duhet të bëhet është që në tualetet ekzistuese në shkolla, në kabinën e tualetit të vendoset një lavaman tualeti dhe dy shporta mbeturinash, një për letër higjienike dhe tjetra për pajisje sanitare. Është gjithashtu e nevojshme të instalohen edhe shpërndarës të sapunit të lëngshëm.

Kjo është tualeti i dytë i tillë që është përshtatur si pjesë e projektit “Gazetarët për të drejtat e njeriut” me mbështetje të Ambasadës Britanike. E para u hap në Shkollën Fillore “Andrej Saveski Kikish” në Tetovë.

Siç ka raportuar tashmë “Meta.mk”, hulumtimi  i Institutit të shëndetit publik dhe i “Gazetarëve për të drejtat e njeriut”, ka zbuluar se plot 90 %të nxënëseve rurale humbasin shkollën për katër deri në pesë ditë gjatë muajit kur e kanë ciklin mujor, ndërsa 75 % e studenteve në zonat urbane humbasin dy deri në tre ditë për të njëjtat arsye. Arsyet për këtë përfshijnë kushte jo të përshtatshme për administrimin e higjenës së menstruacioneve në shkollë ose në punë, si dhe koston e lartë të mjeteve.

Një nga idetë për uljen e kostos së produkteve të higjienës menstruale është ulja e taksës së vlerës së shtuar për këto produkte nga 18 në 5 %.

Përndryshe, nga 20 janari i këtij viti Mbretëria e Bashkuar ka instaluar një sistem të mjeteve falas të higjienës menstruale në të gjitha institucionet arsimore. E gjithë kjo si rezultat i fushatës #freeperiods që ka nis në vcitin 2017 nga 17-vjeçarja Amika Xhorxh.

“Ne jemi absolutisht të entuziazmuar që çdo shkollë/kolegj në Angli mund të porosisë produkte falas të higjienës menstruale duke filluar nga e hëna,” ka shkruar Amika në llogarinë e saj në Twitter.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button