Takim Spasovski – Mishell: Presim metodologjinë e re për negociata

Sharll Mishel, kryetari i Këshillit Evropian (KE) pas takimeve në Takim, sot vazhdoi takimet në Shkup, duke u takuar fillimisht me kryeministrin e RMV-së, Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

“Në takim Spasovski shprehu falënderim për kujdesin e rritur dhe deklaratat e hapura publike për mbështetje për hapje sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Këshillit Evropian,  dhe shprehu pritshmëri se data për fillimin e negociatave do të vijë shpejtë pas miratimit të metodologjisë së re për zgjerim, pasi vendet anëtare të BE-së do të japin leje për miratimin që të respektohen premtimet e dhëna për Maqedoninë e Veriut në periudhën e kaluar”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Spasovski njoftoi Mishelin në lidhje me proceset nëpër të cilat po kalon vendi, si rruga euroatlantike, Marrëveshja e Prespës, si dhe përgatitjet për zgjedhjet që pritet të mbahen më 12 prill.

Ai theksoi se një nga sfidat ku pret mbështetje të opozitës është edhe miratimi i Ligjit për prokurorinë Publike, duke e marrë parasysh se sot deputetët e VMRO-DPMNE-së e lëshuan takimin e grupeve të punës, pasi nuk ishte prezent kryeprokurori publik Lubomir Joveski.

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejli, gjatë vizitës në Shkup apeloi që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe porositi se duhet që t’i jepet prioritet atij ligji.

Mishell theksoi se vizita e tij është një përkrahje për RMV-në në rrugën eurointegruese, duke vendosur theksin te marrëveshjet ndërmjet Greqisë dhe Bullgarisë.

Ai nesër pritet të takohet paradite me liderin e LSDM-së Zoran Zaev në hotel Mariot-Shkup dhe me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ditën e dytë, Michel do ta vizitojë projektin e financuar nga BE “përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit”.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të përmirësojë infrastrukturën komunale të grumbullimit të ujërave të zeza në Shkup. Vlera e projektit është 9.68 milionë euro, prej të cilave 7.1 milionë euro janë nga IPA, ndërkaq 2.58 milionë me kofinancim nacional.

Ndryshe, Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, i ka konfirmuar zërat se raporti për metodologjinë e re të bisedimeve nuk do të publikohet më 29 janar, ashtu siç pritej, por pritjet në qarqet diplomatike në Bruksel janë se metodologjia do të publikohet një javë më vonë, gjegjësisht më 5 shkurt.

Ajo shtoi se para takimit të shefave të shtetit dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit perëndimor në Zagreb, në maj, do të publikohet edhe plani investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor me qëllim që të “intensifikohet prania” e BE-së në Ballkan, proces i cili do të shfrytëzohet nga të dyja palët, shtoi Pisonero.

Metodologjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian tani numëron shtatë faza që shtetet kandidate duhet t’i plotësojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane kundrejt 35 kapitujve që janë aktualisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button