Një kuazi – agjenci ruse shkruan të pavërteta për Goce Dellçev dhe Maqedoninë

Edicioni bullgar i agjencisë ruse të lajmeve “News Front” në një artikull kushtuar lindjes së Goce Dellçevit, të botuar më 23 janar, doajenin e veprës revolucionare maqedonase e paraqet plotësisht si bullgar, transmeton Meta.mk.

Por faktet flasin vetë, përkatësisht historiografia i demaskon pretendimet e tilla.

Le të fillojmë me radhë. Së pari, artikulli fillon me fjalët “Më 23 janar (stil i vjetër) 1872 në qytetin bullgar të Kukush …”.

Por deklarimi i vendlindjes, Kukush, si “qytet bullgar” nuk është i saktë. Kukush asokohe ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, e jo pjesë e Principatës Bullgaria, kështu që ky qytet nuk mund të ishte “bullgar”. Për më tepër, kjo “ditë e sotme”, nëse kërkohet qime në vezë, nuk është plotësisht e vërtetë nëse ideja ka qenë të shënohen saktësisht 148 vjet nga lindja e Goce Delçevit, pasi ajo llogaritet në vite prej 365 ditësh, përvjetorin e saktë, sipas kalendarit aktual Gregorian, që përdoret edhe në Bullgari, bie më 4 korrik. Por është e parëndësishme në krahasim me dezinformatat që i përmban teksti i kuazi-agjencisë ruse, gjegjësisht transferimi i njohur i interpretimeve të përmbysura të fakteve historike për Goce Dellçevin.

Ashtu, disa pasuse më poshtë, në tekstin e agjencisë ruse të sajmeve “News Front”, thuhet se Goce Delçevi, pasi ishte emëruar si mësues në Shtip, “takohet përsëri me Damjan Greevin, një nga themeluesit e BMORK dhe është tërhequr nga organizata …”. Por Dame Gruevski nuk është themeluesi i BMORK (Komitetet Revolucionare Bullgare-Maqedonase), por i Organizatës Revolucionare Maqedonase (ORM).

Përkatësisht, më 23 tetor (në stilin e vjetër, gjegjësisht sipas kalendarit Julian) në 1893 në Selanik Dame Gruev, Hristo Tatarçev, Ivano Haxhinikollov, Petar Pop Arsov, Andon Dimitrov dhe Hristo Batanxhiev e themelojnë Organizatën revolucionare maqdonase. Më vonë, edhe at brenda një afati të shkurtër, ago do të quhet BMORK, por jo nga të gjithë anëtarët.

Sa i përket idesë së asaj për të cilën ka luftuar në të vërtetë Goce Delçev, mund të lexohet në një transkript të bisedës tij me njeriun e parë atë kohë (1896) të Komitetit Suprem, gjeneral Danail Nikollaev.

Dhe, në fund të demaskimit të dezinformatave në tekstin e agjencisë Ruse, do të merremi me ndoshta një nga tre mjerimet më të mëdha në të. Kështu kah fundi i tekstit autori thotë se pas 9 shtatorit 1944, “Bullgaria ndryshon politikën për çështjen maqedonase dhe nën presion nga RSFJ dhe direkt nga BRSS, Partia Komuniste Bullgare (PKB) i dorëzon eshtrat e Goce Dellçevit në Shkup … PKB e ndërmerr atë hap që SË PAKU të ruaj autonominë e  Maqedonisë, kur Serbia në atë kohë madje kishte qenë e vendosur të mos e njihte autonominë, dhe të merrte, në plotë kuptimin e kësaj fjale, territorin dhe popullsinë e Maqedonisë “, thuhet në një artikull të agjencisë ruse.

Ky pohim është plotësisht i rremë. Me mbledhjen e dytë të AVNOJ-it nga 21 deri më 29 nëntor 1943; Maqedonia (megjithëse atëherë jo e çliruar) bëhet republikë e barabartë në Jugosllavinë Federale Demokratike (e cila pas dy vjetësh u riemërua në Republika Popullore Federale e Jugosllavisë). Barazia dhe ekzistenca e saj konfirmohet më pas nga mbledhja e ASNOM-it. Kështu, pretendimet për kinse përpjekje të Serbisë për ta pushtuar territorin dhe popullsinë janë absolutisht të pasakta. Ajo çka shkruhet në tekst ka ndodhur në Jugosllavinë paraprake, por në Mbretërinë e Jugosllavisë.

Krejt në fund “News Front” është “agjenci” që për vete qartë e thotë se ka shumë nostalgji për ish-BRSS dhe synon të përhapë “të vërtetën për Rusinë edhe në kohën e sotme”. Agjencia gjithashtu ka botime edhe në rusisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, në gjuhën hungareze dhe gjeorgjiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button