Kina ndërtoi spitalin në kohë rekord

Në kushtet kur Kina është në gjendje alerti për shkak të virusit vdekjeprurës autoritetet do të ndërtojnë një spital në kohë rekord, transmeton KlanKosova.

Punimet kanë nisur dhe  pritet që të përfundojnë brenda 10 ditësh, ndërsa dyert e spitalit do të hapen në datën 3 shkurt.

Spitali do të ndërtohen në Wuhan dhe do të ketë një kapacitet prej 1000 shtretër dhe do te kete një hapësire prej 25 mije meter katror.

Spitali i ri është duke u ndërtuar rreth një kompleksi turistik. Aty po punojnë 35 eskavatorë dhe sipas zyrtarëve, spitali do të ndërtohet në modelin e ndërtimit të spitalit Xiaotangshan, të ndërtuar në Pekin.

Wuhan ka një popullsi prej 11 milion banorësh dhe mjetët thonë se pacientet kanë krijuar radhë të mëdha dhe orë të tëra pritje për t’iu nënshtruar trajtimit nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button