Haradinaj: Rama është ideator i ardhshëm dhe lobist për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, si i ftuar në emisionin “Open” në televizionin Top channel, bëri akuza të rënda në adresë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur atë “ideator dhe lobist për ndarjen e Kosovës”.

Haradinaj kategorikisht pretendon se Rama ishte për ndarjen e Kosovës.

“Po, ai ishte pro ndarjes, madje qartë e ka thënë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, si dhe në takime dhe biseda me të huaj. Në këtë bisedë që e ka bërë në tryezë isha prezent edhe unë”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu bisedoi edhe për padinë nga ana e Ramës kundër tij për shpifje para Gjykatës Themelore të Kosovës.

“Nuk e di pse tallet me mua. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për ta mbrojtur kombin. Duke pasur parasysh këtë, kryeministri në mënyrë të pahijshme ngriti padi kundër meje, që është një akt i turpshëm”, deklaroi Haradinaj.

Ai u ndal edhe te taksa prej 100 për qind për produktet serbe, me ç’rast tha se do heqë taksën vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën.

“Unë do ta heq taksën prej 100 për qind për produktet serbe kur Vuçiq ta njohë Kosovën. Nuk do ta heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiq në pranverë. Në qoftë se Serbia e njeh Kosovën, unë tani do të mbajë mbledhje në qeveri dhe do ta heq taksën”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button