Mizrahi sërish i emëroi kuadrot e VMRO-DPMNE për drejtorë të qendrave sociale

Ndonëse Qeveria e anuloi vendimin, ministrja teknike për punë dhe politikë sociale Rashela Mizrahi serish i ka emëruar drejtorët e njëjtë të qendrave për punë sociale në Vallandovë, Manastir, Gostivar, Radovish, Probishtip, Shtip dhe në Prilep mëson “A1on”, transmeton Portalb.mk.

Ajo pa nënshkrim të zëvendës-ministres plotësuese Sanella Shkrijel ka dërguar shkresë, me postë elektronike, me të cilën i ka shkarkuar, për të dytën herë, ish u.d, drejtorë të caktuar nga ish-ministrja Milla Carovska dhe ka marrë vendim për emërim të drejtorëve të ri.

Bëhet fjalë për drejtorët e njëjtë për të cilët “A1on” ka shkruar më parë – kështu që për shembull, Aneta Tomeva, është vendosur për drejtoreshë të Qendrës për punë sociale në Shtip. Ajo është kushërirë e Sonja Tarçullovskës, bashkëshorte e Johan Tarçullovskit nga VMRO-DPMNE.

Për drejtor të Qendrës për punë sociale në Vallandovë, Mizrahi e ka emëruar Dragi Gjeorgjiev, gjithashtu kuadër i partisë opozitare. Me Qendrën për punë sociale në Shtip do të drejtojë Dejan Zdravkov, i cili e pat promovuar paraqitjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski para Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në vitin 2016, kur u shpall “nata e thikave të gjata”, ndërsa ai i shpalli luftë “sorosoizimit”. Me Qendrën për punë sociale, sipas Mizrahit, duhet të menaxhojë Zoran Mallkoski nga VMRO-DPMNE.

Mizrahi këto zgjidhje i arsyeton me atë që drejtorët e emëruar më parë “ kanë qenë ushtrues të detyrës në kundërshtim të neni 187 paragrafi 2 i pavlefshëm i Ligjit për mbrojtje sociale”.

“LSDM, duke mos pasur kuadro profesionale dhe kompetente, ka emëruar për u.d. drejtorë të njëjtë disa herë, ndonëse neni 187 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtje sociale nuk e lejon atë”, thuhet në komunikatën e djeshme të VMRO-DPMNE, në të cilën u paralajmërua padi kundër ish ministres për punë Milla Carovska për shpërdorim të detyrës.

Zëvendësministrja plotësuese Shkrijel para disa ditësh deklaroi se “Mizrahi duke u përpjekur të shkarkojë disa u.d. drejtorë dëshiron që drejtpërdrejt të bëjë partizimin e Qendrave për punë sociale dhe para zgjedhjeve të blejë vota për VMRO-DPMNE nga personat më të lëndueshëm”.

Mbetet e pasigurt se deri kur do të zgjasë shkarkimi, emërimi i të rinjve, e pastaj serish kthimi i drejtorëve të vjetër, por ka shumë të ngjarë që në seancë të qeverisë, vendimet e Mizrahit do të anulohen, duke pasur parasysh se këto vendime janë sjellë pa nënshkrimin e zëvendëse saj që është e domosdoshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button