Komuna e Çairit filloi procesin e gazifikimit të objekteve të para shkollore në territorin e saj

Pas përfundimit të procedurave ligjore, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me drejtorin e operatorit të përzgjedhur ekonomik SHA GA-MA Radko Manov, startuan procesin e punës për gazifikimin e dy objekteve të para në territorin e Komunës së Çairit, edhe atë objektit “Fjollat” të Kopshtit për fëmijë “Borëbardha” dhe Shkollës Fillore “Ismail Qemali”.

Projekti në fazën e saj të parë do të përfshijë edhe godinën e Komunës së Çairit, ndërsa investimi total për të tre objektet është 12 milion denarë.

Nga Komuna e Çairit i përmendin dobitë e realizimit të gazifikimit:

– masë efikase ekologjike që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend dhe
– mekanizëm ekonomik që do të sigurojë reduktim të shpenzimeve vjetore për afër 3,4 milion denarë që do të thotë se mjetet e investimit do të kthehen për 3 vite e gjysëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button